Veliaj takohet me Vickers: Britania e Madhe ka interes të investojë në Tiranën që po merr formë çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësuesin për tregtinë nga Britania e Madhe, Martin Vickers, bashkë me delegacionin e tij, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë.

“Marrëdhënia e veçante mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë është përtej dy krahëve të politikës. I dërguari special i Kryeministrit Boris Xhonson për Ballkanin është këtu për të fuqizuar marrëdhëniet tregtare, qofte ne industritë kreative, qofte mes të rinjve”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi faktin se këtë vit është 100-vjetori i marrëdhënieve speciale mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, që do të vijojnë edhe 100 vitet e ardhshme.  “Po planifikojmë një kalendar fantastik, jo vetëm se Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por sepse kemi 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. Biseduam për mundësi si të lidhemi me kryetarë të bashkive që, ndoshta po pilotojnë dhe po eksperimentojnë me të njëjtat koncepte që po punojmë ne sot, siç janë industritë kreative, kodimi, puna me të rinjtë. Mezi pres që në këtë 100-vjetor special të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, Tirana të jetë epiqendra e festimeve, por edhe e planifikimit për 100 vitet e ardhshme”, u shpreh Veliaj.

Martin Vickers, i deleguari tregtar i Boris Johnson, tha se Mbretëria e Bashkuar ka interes për investime në Tiranë.

“Besoj që ky është një mesazh i qartë nga Mbretëria e Bashkuar, se po tregojmë një interes më të ngushtë. Shikojmë mundësi që ju mund të rrisni ekonominë tuaj. Ju keni të rinj, që janë një krah pune dinamik dhe ne do të donim të punonim ngushtësisht bashkë. Unë shpresoj që kompanitë britanike të vijnë këtu dhe të investojnë në mënyrë të sigurt, ato duhet të sigurohen që të kenë mjedisin e duhur për të punuar, çka unë mendoj se është duke marrë formë në Tiranë”, përfundoi Vickers.

Të fundit

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Lajme të tjera

Web TV