Kryemadhi: Duhet të vendosim drejtësi për viktimat e Gërdecit dhe 21 Janarit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në foltorën e Kuvendit ka risjellë në vëmendje ngjarjen e 21 Janarit, duke thënë se drejtësia duhet të zbardhë se çfarë ka ndodhur atë ditë.

Gjithashtu Kryemadhi përmendi dhe viktimat e Gërdecit dhe të gjitha viktimat që ka bërë mosgjykimi në shoqërinë shqiptare.

Ajo gjithashtu tha se ishte dakord për të bërë ndryshime në buxhetin e shtetit duke shtuar se për shkak të krizës duhet ndihmuar OSHEE-ja.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit

“E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë. Po e nis aty ku e latë ju zonja Kumbaro tek drejtësia. Në fakt drejtësi me regji nuk mund të kem më. Sot, arrestohet Alqi Bllako me 8 mars 2022 ka shitur të gjitha bizneset e tij që ka pas në emër. Kur flasim për drejtësi, jo për drejtësi me regji.

Duhet të flasim për një drejtësi të vërtetë. Duhet të flasim dhe për viktimat e 21 janarit, kush i bëri, si i bëri dhe çfarë ndodhi dhe duhet zbardhur 21 janari një herë e përgjithmonë. Duhet të flasim për viktimat e Gërdecit, duhet të flasim për të gjitha viktimat që ka bërë mosgjykimi drejtësisë në shoqërinë shqiptare dhe që ka bërë pis klasën politike. Është shumë kollaj për të gjykuar njëri tjetrin por është shumë e shëmtuar kur kemi një drejtësi me regji”, tha ajo ndër të tjera.

Të fundit

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV