Gjermania thirrje BE-së: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, çdo vonesë rrezikon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania dhe Austria u kanë bërë thirrje liderëve të Bashkimit Evropian të përshpejtojnë hapjen e negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor për të shmangur rritjen e influencës së Rusisë dhe Kinës në rajonin tonë.

“Çdo vonesë e mëtejshme e bën Ballkanin Perëndimor vulnerabël dhe të hapur ndaj influencës nga një palë e tretë”, tha kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz .

Homologu austriak nga ana tjetër, Karl Nehammer, deklaroi se BE duhet të shkojë përtej fjalëve.

“Nuk na duhen vetëm fjalimet për perspektivat e mundshme evropiane, por tani duhet ta realizojmë këtë. Nëse nuk bëhen përparime të shpejta ky rajon mund të bëhet zonë influence e Rusisë dhe Kinës.”- tha ai.

Në Ballkanin Perëndimor vendi ynë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova janë si kandidatë “potencialë” ende larg anëtarësimit. Me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut bisedimet duhet të kishin filluar prej kohësh, por hapja e tyre ka dështuar vazhdimisht prej rezistencës së vendeve të ndryshme anëtare të BE-së.

Scholz kërkoi që të fillojnë bisedimet me këto dy vende, duke ndjekur të njëjtën frymë si edhe paraardhësja e tij Angela Merkel, që është angazhuar fort prej vitesh për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Edhe ne në BE duhet të çojmë përpara reformat institucionale, për të qenë edhe vet të aftë të zgjerojmë BE-në”, shtoi Scholz.

Nehammer iu referua “zonave të mëdha të influencës së Federatës Ruse” në Ballkanin Perëndimor. Nisur nga “interesi gjeostrategjik” është e rëndësishme dhe e drejtë, që “ne vërtetë (…) të vihemi në lëvizje dhe t’u ofrojmë vërtetë njerëzve perspektivën frytdhënëse”. Për këtë ai tha, se do të angazhohet për të bindur “skeptikët” brenda BE-së.

Lexo edhe :  Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

“Pohimi i qartë, që Ballkani Perëndimor i përket Europës, tani duhet edhe të jetësohet”, tha Nehammer.

Të fundit

Cilat janë shqetësimet shëndetësore më të shpeshta gjatë verës?

Pickimet nga insektet, goditjet nga dielli apo shqetësimet kardiovaskulare janë problematikat shëndetësore më të shpeshta për banorët dhe turistët...

6 mijë gjoba gjatë korrikut, çfarë po ndodh me shoferët në Elbasan?

Policia Rrugore e Elbasanit ka vijuar kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut të shtuar gjatë sezonit veror, ku gjatë muajit...

Shqiptarët grabitën europianët përmes telefonave, zbulohet skema e “call center”

SPAK, në bashkëpunim me autoritet gjermane përmes një operacioni të gjerë, të shtrirë në disa shtete të BE, kanë goditur grupin kriminal të Call...

Në Shqipëri SIGAL paguan 9 milionë euro dëme në 6 muaj

Nga raporti 6-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tregun e përgjithshëm Jetë dhe Jo Jetë, SIGAL Insurance Group-i mbajti edhe këtë herë vendin...

Shqiptarët duhet të paguajnë 20 euro për një vizitë në BE, kërkesa e fundit nga Europa

Komisioni Europian ka propozuar së fundmi, një tarifë prej 20 € për qytetarët nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian, për të mbledhur më shumë...

Lajme të tjera

Web TV