Rusia nxjerr pamjet/ Akuzon Ukrainën se ka goditur me helikopterë depon e karburantit në territorin rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zyrtar rus akuzoi Ukrainën për një sulm me helikopter në një depo karburanti brenda territorit rus të premten, ndërsa u shfaqën pamjet e objektit të përfshirë nga flakët.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë, pretendoi se dy helikopterë ushtarakë ukrainas fluturuan përtej kufirit, sot në mëngjes dhe goditën objektin e magazinimit të karburantit, duke i vënë flakën.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, nuk pranoi të komentojë mbi akuzat ruse.

“Do të doja të theksoja se Ukraina po kryen një operacion mbrojtës kundër agresionit rus në territorin e Ukrainës”, tha në një deklaratë televizive të premten Oleksandr Motuzyanyk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se Ukraina duhet të jetë përgjegjëse për çdo llogaritje të gabuar, ngjarje apo katastrofë që ka ndodhur në territorin e Federatës Ruse.

“Kjo nuk është hera e parë që jemi dëshmitarë të akuzave të tilla. Prandaj, unë as nuk do ta konfirmoj dhe as nuk do ta mohoj këtë informacion”, shtoi ai.

Në një video, ata janë parë gjatë një sulmi në një objekt të magazinimit të karburantit. Videoja, e cila është xhiruar në një distancë prej rreth 550 metra nga objekti, tregon goditje të shumta dhe një zjarr në distancë.

Rajoni i Belgorodit, i cili është në rrugën nga Moska për në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, ka qenë një qendër e furnizimeve me karburant që kanë fuqizuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Rreth 16,000 metra kub karburant u përfshinë nga flakët, duke përfshirë tetë tanke me 2,000 metra kub karburant secili, raportoi media shtetërore ruse Ria Novosti, duke cituar shërbimet e urgjencës.

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV