Mbi gjysmë milionë shqiptarë iu përgjigjën Këshillimit Kombëtar, Rama: I siguroj se zëri i tyre do të dëgjohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi gjysmë milioni qytetarë kanë plotësuar formularin e Këshillimit Kombëtar. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, ndërsa procesi tashmë është përmbyllur. Kreu i qeverisë falenderon qytetarët të cilët morën pjesë, ndërsa i siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh. Nisma e Këshillimit Kombëtar nisi në muajin janar të këtij viti, ndërsa Rama ka dhënë edhe shifra konkrete, duke theksuar se deri më tani formulari është plotësuar nga 563.195 qytetarë.

‘Mirëmëngjes dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë.’- shkruan Rama.

Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti. Kujtojmë që Partia Socialiste do të mbajë më 9 prill Kongresin, ku pritet që të analizojnë edhe përgjigjet e marra nga qytetarët përmes formularit të Këshillimit Kombëtar.

Të fundit

FSHF falënderon Policinë e Shtetit pas ndeshjes Shqipëri–Serbi

Federata e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Policisë së Shtetit me rastin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë organizimit...

Pleqëri pa taksa, qeveria po tenton të ndihmojë të moshuarit! 1 në 5 jemi mbi 65 vjeç

Një në pesë shqiptarë sot është i moshuar. Nga rreth 2.4 milionë qytetarë në total, më shumë se 473 mijë janë mbi 65 vjeç....

Kombëtarja fluturon drejt Rigës, kërkohet fitorja ndaj Letonisë

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare u ndal në një barazim pa gola kundër Serbisë në “Air Albania”. Megjithatë, djemtë kuqezi kanë lënë pas këtë...

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, dhjetëra organizata...

Sytë tek Yamal por Raphinha surprizon, shpallet lojtari i sezonit në La Liga

Raphinha është me fat! La Liga e ka shpallur atë lojtarin më të mirë të sezonit 2024-25 të përfunduar së fundmi. Nuk ishte një...

Lajme të tjera

Web TV