Krah Millosheviç në luftën ndaj Kosovës/ Kush është Aleksandër Vuçiç, presidenti që kërkon përsëri besimin e serbëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të diel Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kandidon përsëri për zgjedhjet presidenciale, duke kërkuar kështu edhe një herë besimin e popullit serb.

Siç ka deklaruar ai në këto zgjedhje ka 50 mijë vota më pak. Kjo për shkak se zgjedhjet serbe nuk do të mbahen në Kosovë, ku pretendon se i ka këta mbështetës.

Vuçiç ka lindur me 5 mars 1970 në Beograd dhe në vitin 1988 ai ka përfunduar studimet në gjimnazin “Zemunska”. Më pas ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Juridik, në vitin 1994, ndërsa Partisë Radikale Serbe, i është bashkuar në vitin 1993.

Në po atë vit, Vuçiç u zgjodh deputet i Parlamentit të Serbisë, ndërsa në vitin 1994, ai u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Radikale. E mbajti atë pozicion deri në vitin 2008.
Vuçiç është një politikan i vjetër dhe populli serb e ka zgjedhur për vite me radhë. Ai i ka shërbyer edhe diktatorit famëkeq serb, Slobodan Millosheviç, në kohën kur u kryen krime të llahtarshme në Kosovë e Bosnjë.

Rëndësia e tij nisi në vitin 1998 kur u konfirmua si Ministër i Informatave nga e ashtuquajtura Qeveri e Unitetit Kombëtar, ku ndihmoi me informata kundrejt popullit kosovar. Në vitin 2008, ai dhe Tomislav Nikoliç, themeluan Partinë Progresive të Serbisë. Në tetor të po atij viti, ai u bë zevendëspresident i partisë.

Pas dorëheqjes së Nikoliç, nga pozita e Presidentit të Partisë Progresive Serbe, dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012, ai u bë kryetar në detyrë i partisë me 24 maj 2012. Në kongresin e dytë, të mbajtur me 29 shtator 2012, ai mori frerët e Partisë Progresive.

Që nga ajo kohë, Vuçiç ka marrë pjesë në ekipin negociator në negociatat që u zhvilluan ndërmjet Serbisë e Kosovës në Bruksel. Ishte nënshkrues i Marrëveshjes së Brukselit në prill të vitit 2013 dhe më pas mbajti vetëm pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

Lexo edhe :  Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për një naftësjellës të ri

Pas fitores së Partisë Progresive në zgjedhjet e 16 marsit 2014, ai u bë Kryeministër i Serbisë me 27 prill, prej kur nisi edhe konsolidimin e pushtetit të tij drejt një sistemi presidencial autoritar.

Pozicionin e kryeministrit, Vuçiç e mbajti deri në gusht 2016 dhe pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016, nisi një mandat të ri si kryeministër i Serbisë.

Të fundit

Beteja vendimtare e Bouvines: Franca mposht koalicionin gjermano-anglo-flamand

27 korrik 1214 Më 27 korrik 1214, në fushat pranë qytetit Bouvines, në veri të Francës, ndodhi një nga betejat...

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit online për të luajtur një...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Lajme të tjera

Web TV