7 prill 1939/ Fashizmi pushton Shqipërinë me 22 mijë ushtarë dhe 400 avionë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

Gjeneral Messe dhe trupat e drejtuara prej tij hynë në Tiranë mëngjesin e 8 prillit 1939. Me rënien e kryeqytetit në duart e Këmishave të Zeza, Braselierëve, batalioneve Alpine, regjimenteve tankiste dhe trupave të zakonshme të këmbësorëve, Shqipëria cilësohej e pushtuar nga ushtria italiane. Beteja për marrjen e territorit kishte filluar më shumë se 24 orë më parë, mëngjesin e 7 prillit 1939, kur kryqëzorët, anijet e tjera të luftës, si dhe nëndetëset, të udhëhequra nga gjeneral Alfredo Guzzoni, i ishin afruar bregdetit shqiptar të Durrësit. Më parë se kaq, natën e 6 prillit 1939 të paktën 22 mijë burra, me uniforma ushtarake sipas reparteve dhe pajisje luftarake të përdorimit personal, ishin nisur me anije nga tre portet e jugut të Italisë, për të njëjtin qëllim: të ndërhynin ushtarakisht në Shqipëri. Benito Musolini kishte firmosur aktin…

…Agresioni fashist ndaj Shqipërisë nisi në një atmosferë të rënduar politike e ushtarake, pikërisht kur boshti Romë-Berlin-Tokio po shkonte me shpejtësi drejt Luftës së II Botërore. Në bregdetin shqiptar, ushtarakë dhe vullnetarë bënë një rezistencë të pashembullt përballë trupave të rregullta të ushtrisë italiane, që zbarkuan nga deti, por që ndihmohej edhe nga ajri nga disa dhjetëra avionë që fluturonin në kuota fare të ulëta duke mitraluar. Flota italiane përbëhej nga luftanijet e rënda “Giulio Cesare” dhe “Conte di Cavour”, 7 kryqëzorë, 9 destrojerë, 9 anije transporti, etj. Anija “Miraglia” ishte e destinuar për transportimin e tankeve. Forca italiane e pushtimit u ndërtua nga njësi të mbledhura ad hoc. Ajo mori emrin e “Trupave të Ekspeditës OMT” nën komandën e Gjeneralit Guzzoni. Kjo forcë ishte e ndarë në tre “grupe” të cilave u duhej të zbarkonin në kohë të njëpasnjëshme. Më i rëndësishëm ishte Grupi i Parë, i cila ishte i ndarë në katër “kolona”. Secila kolonë kishte portin e vet të zbarkimit dhe një shënjestër në brendësi, mbi të cilën duhet të përparonte. Planet origjinale italiane për pushtimin kërkonin deri në 50,000 njerëz të mbështetur nga 137 njësi detare dhe 400 aeroplanë. Në fund të fundit forca e pushtimit u rrit në 100,000 njerëz të mbështetur nga 600 aeroplanë. Por gjithësesi kët mbetën në letër. Më 7 prill trupat e Musolinit, të udhëhequr nga gjeneral Alfredo Guzzoni, pushtuan Shqipërinë, duke sulmuar të gjitha portet shqiptare njëkohësisht. Nga të dhënat operative të ushtrisë italiane, anijet, të ndara në katër grupe zbarkuan në Vlorë, Durrës, Shëngjin dhe Sarandë. Kishte 65 njësi në Sarandë, 40 në Vlorë, 38 në Durrës, 28 në Shëngjin dhe 8 të tjera në Bisht Pallë. Sipas këtij plani ndërhyrja do të bëhej nga 3 Grupe, ku Grupi i parë dhe më kryesori do të përbëhej nga 4  4 kolona:

Grupi i Parë më 7 prill 1939

Kolona e parë do drejtohej nga Kolonel Skatini, i cili do të merrte Shëngjinin me objektiv Shkodrën, ndihmuar nga Batalioni i 3, 6 dhe 28 Bersalieri dhe dy kompani të Batalionit të Marinës “San Marko”.

-Kolona e dytë do drejtohej nga General Messe, që do të hynte në Durrës me objektiv Tiranën. Ai do të udhëhiqte batalionin 27-të të Bersalierëve, Batalionin e Parë të Regjimentit të 47-të të Këmbësorisë, Batalionin e 8-të dhe 10-të të Tankeve të Lehta, Batalionin e Parë dhe të Dytë Grenadier, si dhe një bateri 65/17mm, bashkë me një bateri kundërajror AA.

Kolona e tretë do drejtohej nga Kolonel Bernardi, i cili do merrte Vlorën me objektiv Fierin nëpërmjet batalionit 1 dhe 16 të Bersalierëve si dhe Batalionit 40 dhe 76-të i këmishave të zeza.

Kolona e katërt do udhëhiqej nga Kolonel Karasi, që do të hynte nga Saranda dhe objektiv ishte Gjirokastra, nëpërmjet Batalionit të 33-të Bersalieri dhe Grupit të tretë “San Xhorgio”.

Anija e parë që i është afruar bankinës së Durrësit, ku ishte përqendruar dhe sulmi më i madh, ishte kaçiatorpedinieri “Lupo”. Planet origjinale italiane për pushtimin kishin të bënin me armatosjen e 50,000 njerëzve të mbështetur nga 51 njësi detare dhe 400 aeroplanë. Por vetëm 22,000 trupa morën pjesë në pushtim.

Lexo edhe :  4 vitaminat që e bëjnë lëkurën më të bukur

Rezistenca e shqiptarëve u thye dhe brenda 5 orëve italianët morën qytetin e Durrësit. 24 orë më vonë ata do të futeshin në Tiranë. Pas pushtimit të Shqipërisë, një pjesë e madhe e njësive të theksuara më lart u kthyen në Itali dhe u zëvendësuan nga të tjerët duke formuar një garnizon të përhershëm. Shifrat, sa i përket trupave të ushtrisë dhe mjeteve ushtarake janë kontradiktore, por gjithsesi ato ballafaqohen edhe me të dhënat e lançuara nga kronikat e kohës përgatitur prej shtypit italian, të cilat gjithashtu janë kontradiktore.

Grupi i Dytë do të zbarkonte më 8 Prill 1939

Regjimenti i Këmbësorisë HQ 47 °

II / 47 ° Batalioni i Këmbësorisë

Batalioni i 9-të MG

I / 6 ° Batalioni i Kalorësisë “Aosta Lancers”

II / 4 ° Batalioni “Kalorësia Genova”

XV Batalioni i rëndë FA

Batalioni i Rëndë FA CXV

 

Grupi i Tretë do të zbarkonte më 8 Prill 1939

Divizioni i 23-të i Këmbësorisë HQ “Murge”

Regjimenti i Këmbësorisë 48°

III / 47° Batalioni i Këmbësorisë

Batalioni XCII me Këmisha të Zeza

Regjiment Artilerie Fushe 14°

Nga arkivat

Ja fuqia e ushtrisë italiane që sulmoi Shqipërinë

*Nga fundi i marsit 1939 regjimi fashist i Benito Musolinit përgatiti planin agresor ushtarak mbi Shqipërinë. Drejtimi i ushtrisë prej gati 40 mijë trupash, iu besua gjeneral Guzzonit. Faktet tregojnë se ushtria monarkiste nuk mori masa për të bërë një mbrojtje frontale ndaj integritetit të Shqipërisë. Ndërsa shtetet e tjera nuk e ngritën zërin ndaj këtij agresioni, që përkonte me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Në orën 18.00 të 6 prillit, forcat fashiste që do të bënin agresionin mbi Shqipërinë, u nisën nga portet e Italisë së jugut. Ishte një ushtri e organizuar mirë, me disa dhjetëra-mijë trupa të organizuar në 2 divizione këmbësorie, 4 regjimente bersalierësh, 3 batalione tankesh, 2 batalione këmishëzinjsh, 1 regjiment granatierësh, 2 grupe të artilerisë së kalibrit të mesëm, reparte të veçanta xhenierësh, ndërlidhësash, 1 batalion special “San Marino”. Flota që transportonte këto trupa e armatime shoqërohej nga 2 karocata, 7 kryqëzorë, dhjetëra torpedinerë e nëndetëse si dhe një flotë ajrore prej disa qindra aeroplanësh.

*Pa gdhirë mirë e premtja e 7 prillit, kolona e caktuar për të zbarkuar në Durrës me anijet përkatëse u shfaq në ujërat e Shqipërisë, përballë portit kryesor të vendit. Anija e parë që i është afruar bankinës, ishte kaçiatorpedinieri “Lupo”. Të parët zbritën këmbësorët e kësaj anijeje. Me pas zbritën dhe forcat e tjera. Kur kompania pararojë italiane u afrua 250-300 metra nga Kulla e Durrësit, jepet urdhri për zjarr. Ishte një luftë që vazhdoi pa ndërprerje për disa orë. Deri në orën 7.00 kishin dështuar plotësisht përpjekjet e fashistëve për të thyer rezistencën. Nga ora 7.30 u dukën në qiellin e Durrësit aeroplanët e parë që mitraluan mbi pozicionet e vullnetarëve të rezistencës. Anija e posaçme që transportonte tanket, mundi të futej në port mbas orës 9.15’. Zjarri i mëtejshëm i ushtrisë italiane u përqendrua tek Kulla e Marinës dhe vija e mbrojtësve në të dy krahët e saj. Në orën 10.30 në Durrës kishin pushuar armët.

*Në ekspeditën italiane kundër Shqipërisë do të merrnin pjesë 22 mijë ushtarë në skalionin e parë, të cilët do mbarteshin nëpër det me dy koracata të tipit “Cavour”, 7 kryqëzorë, katër të rëndë e 3 të lehtë, 16 kaçatorperdinierë dhe 14 toperdinierë. Flota kishte në përbërje 10 nëndetëse, anija “Miraglia” për transportin e tankeve, anija “Quarnaro”, 5 motoçisterna, 22 piroskafe e 4 skuadrilje për zbulim detar. Veç forcave detare e tokësore, zbarkimi u mbështet nga 261 aeroplanë, ku do vepronin dy shtorme bombardimi me secili nga 40-50 avionë si edhe tre shtorme transporti me secili 80-90 aeroplanë. Në bregdetin shqiptar do të kishte katër pika zbarkimi. Këtyre u dha si detyrë arritja me shpejtësinë maksimale e qendrave si Tirana, Shkodra, Gjirokastra, Vlora, zona e Devollit dhe Saranda. Më pas, do fillonte shtrirja në terren, ku do kryhej pushtimi i Elbasanit, Korçës, Krujës, Kukësit e Peshkopisë.

Ranë dëshmorë më 7 prill 1939

Mujo Ulqinaku (Hero i Popullit)

Hamit Dollani

Haxhi Tabaku

Isak Metalla (Metaliaj)

Ismail Reçi

Hysen Kalçi

Ramazan Lezha

Ibrahim Osmani

Hamit Veshko

Mitro Dhimërtika

Tonç Toma

Zenel Blana

Të fundit

Akuza për pastrim parash, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e polakes në Shqipëri

Në akuzë për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, Porkuroria Tiranë sekueston pasuritë e...

FOTO/ E parkoi para SPAK, policia gjobit makinën e Klevis Balliut

Disa mbështetës të opozitës mbërritën që herët para zyrave të SPAK, pasi u konfirmua se kryebashkiaku Erion Veliaj do paraqitej para Prokurorisë së Posaçme...

“Kam kaluar një fëmijëri me trauma!/ Banori i ri i BBV rrëfehet si asnjëherë më parë

Edhe pse ka pak ditë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”, Shkëlqim Bega ka vendosur që të ndajë me publikun...

Konkurrentja e Ferma VIP është ‘nusja’ e Valbona Selimllarit

Konkurrentja e Ferma Vip, Gloria Meshi po diskutohet në media se është e dashura e djalit të madh të Valbona Selimllarit. Modelja shpeshherë ka...

Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep sot titullin ‘Qytetar Nderi’, Ali Ahmetit

Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës do të miratojë sot dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Partisë së...

Lajme të tjera

Web TV