Kryebashkiaku: Gratë, fëmijët dhe të moshuarit të largohen nga Dnipro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i bashkisë së Dnipro, një qytet në Ukrainën lindore, u ka kërkuar grave, fëmijëve dhe të moshuarve të enjten të largohen sepse luftimet me Rusinë pritet të intensifikohen në rajonet lindore, raporton Reuters.

“Të gjithë ata që kanë aftësinë, siç e thashë tashmë, duhet të largohen. Këtu përfshihen gratë, fëmijët, të moshuarit, ata që nuk janë… të integruar drejtpërdrejt në ekonomi”, bëri thirrje Borys Filatov.

Dnipro, që zakonisht ka një popullsi prej gati një milion banorësh, deri më tani është kursyer nga luftimet e ashpra që kanë shkatërruar qytete më në lindje dhe në jug, si Mariupol.

Paralajmërimet e Filatov pasojnë thirrje të ngjashme nga autoritetet në rajonin e Luhansk, në lindje të Dnipro. Të mërkurën, guvernatori rajonal i Luhansk u kërkoi të gjithë banorëve që të evakuohen.

Të fundit

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije...

GJKKO liron nga paraburgimi ish-shefin e qarkullimit të Tiranës

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO). Togat e zeza të GJKKO-së kanë ndryshuar masën...

BE-ja – gati t’i vendosë tarifa SHBA-së, nëse s’ka marrëveshje

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash – në vlerë prej 21 miliardë eurosh – për mallrat amerikane, nëse dy palët nuk arrijnë marrëveshje...

Një javë aksion, sot dita e fundit e prishjes së ndërtimeve pa leje në Theth

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është...

Parkimi “dysh”, ja kur shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg drejtuesi

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre...

Lajme të tjera

Web TV