Nesër manifestimi në mbështetje të Ukrainës, kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e nesërme, në orën 12:00 në kryeqytet, komuniteti ukrainas ka thirrur një manifestim te madh në mbështetje të Ukrainës dhe popullsisë atje, e cila po përballet me agresionin rus.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të kryeqytetit nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Kufizime do të ketë në segmentet e mëposhtme:

• Bulevardi “Bajram Curri”, segmenti nga kryqëzimi me rrugën “Ibraim Rugova” deri në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmentin nga kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

• Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, segmenti nga “Sheshi Skënderbej” deri në Bulevardin “Bajram Curri” (përkohësisht në intervalin kohor përgjatë marshimit).

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të behet, në akset e mëposhtme:

• Rruga “Ibrahim Rugova”, Bulevardi “Zan D’Ark”, rruga “Ismail Qemali” dhe rruga “Papa Gjon Pali

Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të vazhdojë lëvizjen si më poshtë:

• Linja e unazës do të devijohet në urën e Drejtorisë së Policisë dhe në urën e rrugës së “Elbasanit”, (vetëm për sensin anti-orar).

• Linja “Tirana e Re” do të devijojë te sheshi “Willson” dhe tek “UFO”.

Manifestimi që do mbahet në sheshin “Skënderbej” është thirrur nga komuniteti ukrainas në Tiranë dhe pritet që të marrin pjesë një numër i madh qytetarësh.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV