Iu duk si patate, por ishte granatë/ Tmerrohen punonjësit e një fabrike patatinash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një skuadër bombash është thirrur në një fabrikë patatinash në Zelandën e Re, pasi një objekt që i ngjante një “patate me baltë” rezultoi të ishte një granatë.

Richard Teurukura ishte duke punuar në turnin e natës në fabrikën East Tāmaki Mr Chips, kur vuri re një “patate të çuditshme” në makinerinë e patateve, ku patatet lëvizin në një rrip transportieri.

Puna e Teurukurës është të heqë gurët dhe baltën nga patatet.

Ai hoqi një objekt që fillimisht ngjante si patate me baltë, por më pas vuri re që nuk ishte e tillë pasi peshonte sa një gur i madh.

Megjithatë, pasi hoqi baltën e tepërt, ai kuptoi se nuk ishte as patate dhe as gur. Pasi telefonoi një koleg i cili shihte shumë filma lufte, kuptoi se ajo që kishte në duart e saj ishte një granatë.

Granata ishte “dorëzuar” nga një kamion që kishte rreth 28 tonë patate.

Punëtorët thirrën policinë, ndërsa kjo e fundit thirri ekipin e asgjësimit të municioneve shpërthyese të Zelandës së Re, në mënyrë që granata të asgjësohet.

Të fundit

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Rama: Problem më serioz që ka liria në Shqipëri nuk është as regjimi, as drafti!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për draftin e ri të Kodit Penal, duke i cilësuar alarmet për “gojëmbyllje” të lirisë së shprehjes...

Lajme të tjera

Web TV