Dalin çmimet e reja nga Bordi i Transparencës/ Nafta do të shitet me 219 lekë, 9 lekë më lirë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i naftës dhe i benzinës është ulur këtë të premte nga bordi i Transparencës. Nga sot, nafta në pikat e karburanteve do të shitet me çmimin 219 lekë për litër, nga 2028 që ishte, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë, duke shkuar në çmimin 205 lekë litri

“Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 8 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Bordi vendosi: Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

207 Lekë/litri për gazoilin;

193 Lekë/litri për benzinën;

103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 08.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

219 Lekë/litri për gazoilin;

205 Lekë/litri për benzinën;

115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 08.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Lexo edhe :  Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët në Bashkinë e Durrësit

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Në Gaza, ne e dimë pse Izraeli do na grumbullojë të gjithëve në një kamp

nga Nour Abo Aisha* Pas 21 muajsh lufte, ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka propozuar një plan të ri...

Ndalohen lypësit, ecja me bikini dhe alkooli! Qyteti turistik vendos ligjin dragonian

Në bashkinë më të pasur të Italisë, me sheshin e saj të vogël ikonik që simbolizon luksin dhe mburrjen e turistëve të pasur nga...

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur këtë të martë pretencën për ish-kryetarin e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, dhe ish-zyrtarin Vasillaq Strakosha, të akuzuar për shkelje...

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trump

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë se pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë në tregun e pronave që...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 15 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro, blihet me 97.2 lekë dhe shitet 98 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV