E reja gjendet e mbytur në një rezervuar në Dibër, ja çfarë dyshohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dyshimet e para të vajzës 27-vjeçare që u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrënxë në Dibër janë vetëvrasje.

Shpëtime Shehu, 27 vjeçe, nga Vrenjt i Njësisë Administrative Kastriot dyshohet se vuante nga depresioni.

Viktima është larguar në mëngjes nga shtëpia dhe është pikasur fillimisht rreth orës 11:30 nga një bari i zonës i cili ka tentuar të njoftojë banorët e zonës për ta identifikuar dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku u gjet pa shenja jete në rezervuarin e fshatit Rrenxë, një shtetase, pas verifikimeve të kryera është bërë identifikimi i saj dhe është shtetasja me inicialet Sh. Sh., banuese në fshatin Vrenjt. Paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur, pasi sipas familjarëve vuante nga depresioni. Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Të fundit

Rasmussen, ‘Përkrahësit e zellshëm të Presidentit Trump kanë zbritur në 32%’

Eduard Zaloshnja Rasmussen Reports kryen gjurmim të përnatshëm, në nivel kombëtar dhe shtetëror, të zgjedhjeve, politikës, ngjarjeve aktuale, besimit të...

1990 – Martesa e Yasser Arafatit me Suha Tawil, dashuri në hijen e çështjes palestineze

Më 17 korrik 1990, në një ceremoni të mbajtur fshehurazi larg vëmendjes publike, udhëheqësi palestinez Yasser Arafat, atëherë 61 vjeç, u martua me Suha...

Shuhet “Pretty Little Baby”, ikona e muzikës së viteve ’60

Connie Francis, një nga ikonat më të mëdha të muzikës pop të viteve ’50 dhe ’60, është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. Lajmin...

Vlorë/ Gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi vetëvrasjen, uniformat blu kanë gjetur armën e zjarrit tip pistoletë. Arma dyshohet se...

Siguria në burgje/ Artan Hoxha: Vajzat punësohen si psikologe për të bërë eskortën

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të shoëbizit, përdoren për të hyrë...

Lajme të tjera

Web TV