Vrau mësuesen në Angli, burg përjetë për emigrantin shqiptar, dalin pamjet pak para ngjarjes (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigranti shqiptar Koçi Selamaj është dënuar me burg përjetë për vrasjen e mësueses angleze Sabina Nessa 28-vjeçare.

Selamaj, 36 vjeç, e vrau Nessen në një park në Kidbrooke, në juglindje të Londrës në shtator të vitit 2021.

Ai e ka goditur 28-vjeçaren në kokë derisa ajo ra pa ndjenja, përpara se ta merrte me vete. Më pas ai e mbyti, i hoqi disa nga rrobat dhe u përpoq t’i fshihte trupin. Selamaj, me origjinë nga Elbasani, punonjës garazhi në Eastbourn, East Sussex, shkoi në Londër me qëllim që të sulmonte një grua të rastit, pasi ai ishte përbuzur nga gruaja e tij që e kishte lënë.

Nessa, e cila jepte mësim prej një viti në shkollën fillore ”Rushey Green” në Catford, u gjet gati 24 orë më vonë pranë një qendre komunitare në park.

Nga hetimet rezultoi se Sabina, mbrëmjen e 17 shtatorit u sulmua teksa po ecte përmes një parku në drejtim të një lokali ku do të takohej me një shoqe. Trupi i saj u gjet 24 orë më pas afër një qendre komunitare.

Të fundit

Drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën dhe “Lambon” në Palasë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për...

Shqiptari dhe motra e tij “kapen mat”. Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Lajme të tjera

Web TV