Një rrugë në New York merr emrin e Fan Nolit! Shqiptarët në Amerikë: Kjo ditë do të mbetet në histori (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një rrugë në New York ka marrë emrin e poetit dhe diplomatit të njohur shqiptar Fan Noli.

Lajmi është bërë me dije nga shoqëria “Besa Besën”, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo shkruan se rruga në Bonx do të mbajë emrin e figurës së ndritur të kombit shqiptar ndërsa ka ndarë edhe disa foto nga ceremonia e mbajtur një ditë më parë.

“Sot patëm nderin e veçantë të marrim pjesë në një nga ngjarjet më madhështore të ndodhur ndonjëherë këtu në diasporën shqiptare të Amerikës.

Nga sot një nga rrugët në Bronx, New York do të mbaj emrin e figurës së ndritur të kombit shqiptar Fan Noli, faleminderit për të gjithë punën e palodhur (…) që kanë mbështetur këtë iniciativë duke bashkëpunuar ngushtë me autoritet lokale për ta bërë realitet këtë ditë e cila do të mbetet në histori për mbarë shqiptarët kudo që jetojnë” thuhet në postim.

Të fundit

S’mund t’i besosh Shqipërinë dikujt që s’i beson askujt

Nga Mero Baze Debati mes dy partnerëve në koalicion, Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt, është pasojë e qartë e mosbesimit...

Rritet në 1 milionë lekë granti i vetëpunësimit, aplikimet vetëm online

Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në programin e nxitjes së vetëpunësimit, me qëllim që të mbështesë më tej...

Zuckerberg në gjyq, investitorët kërkojnë 8 miliardë dollarë

Një padi kolektive prej 8 miliardë dollarësh e ngritur nga investitorë kundër drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, dhe drejtuesve të tjerë të kompanisë,...

17 korrik 1945 – Konferenca e Potsdamit, mblidhen Truman, Çurçill e Stalini

Më 17 korrik 1945, në qytetin e Potsdamit pranë Berlinit, tre udhëheqësit e kombeve aleate – Winston Churchill (Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar), Harry...

Horoskopi ditor, 17 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Dita e sotme ju sheh më të fortë sesa ditët e fundit. Është e rëndësishme tani të kuptoni se cilin dëshironi në anën...

Lajme të tjera

Web TV