CR7 në telashe/ Policia nis hetim, reagon nëna e tifozit: Përdori dhunë, djali im i shokuar! (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo e ka të vështirë të pranojë humbjen. Ylli portugez po kalon një moment të vështirë, njësoj si Manchester United. Disfata 1-0 në fushën e Evertonin e ka zemëruar keq pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ndërkohë që po dilte nga fusha e “Goodison Park”, CR7 i befasoi të gjithë duke i thyer telefonin një tifozi vendas. Video u bë virale, sulmuesi luzitan u mbush me kritikat, teksa kërkoi ndjesë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur.

https://www.youtube.com/watch?v=SpOBV8liNbc

Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja tifozin që të shikojë një ndeshje në ‘Old Trafford’, si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”.

Gjithsesi, policia e Merseyside ka vendosur të hapë një hetim në lidhje me ngjarjen e ditës së shtunë. “Mund të konfirmojmë se po kryejmë një hetim në lidhje me incidentin ku u përfshi një futbollist në momentin që po dilte nga fusha.

Të gjithë palët e përfshira do të tregojnë versionin e tyre”, lexohet në komunikatën zyrtare që policia e Merseyside ka publikuar në Twitter. Reagim ka bërë edhe nëna e tifozit 14-vjeçar të Evertonit.

Në prononcimin e dhënë për Liverpool Echo, ajo deklaroi se Ronaldo përdori aq shumë dhunë duke i rrëmbyer celularin djalit të saj, saqë i shkaktoi një lëndim në dorë dhe një gjendje të dukshme shoku, teksa shkroi në rrjetet sociale: “Ai është baba vetë, si do të ndihej nëse do ia bënin djalit të tij një gjë të tillë?”

Lexo edhe :  Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

Të fundit

Homazhe për Dhimitër Anagnostin, miq, kolegë e politikanë përulen para regjisorit të madh

Aktorë, kolegë, miq dhe politikanë po marrin pjesë në homazhet e lamtumirës për mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare,...

Homazhet për Dhimitër Anagnostin, Rama nderon ikonën e artit shqiptar në TKOB (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ishte mes personaliteteve që morën pjesë në homazhet e organizuara në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën...

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Partia Demokratike ka ankimuar ditën e djeshme aktin e fundit të Komisionit Rregullator të KQZ-së, që lidhet me certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve...

Kliket e adoleshentëve: Stefën Shore shndërroi në magji përditshmërinë e Nju Jorkut

Para se të gjente famën në moshën 17 vjeçare duke fotografuar “Factory”-n e Andy Warhol-it, Shore endet në qytet me aparatin e tij. Ai...

Ilir Meta kërkon lirinë, caktohet seanca e radhës në Apelin e GJKKO-së

Seanca e radhës për shqyrtimin e ankimimit të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të mbahet më 8 shtator në orën 10:00...

Lajme të tjera

Web TV