“Burrin dhe vajzën m’i vranë para syve”/ Flet nëna ukrainase që u mbajt peng 24 ditë nga rusët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Më shurdhoi. Xhami i pasmë u thye. Buri im bërtiti “dil nga makina,” e nis rrëfimin e saj Viktoria Kovalenko. Tmerri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm. Nëntë ditë pas luftës në Ukrainë, Viktoira dhe burri i saj Petro kishin vendosur të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit. Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt.

Veronika, 12 vjeç ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara është vetëm 1 vjeç. Ata u larguan me makinë nga shtëpia e tyre, por teksa ndodheshin në periferi të qytetit pranë fshatit Yahidne, gurët në rrugë ua bllokuan rrugën. Petro u tërhoq, doli dhe filloi t’i heqë nga rruga. Disa sekonda më vonë, makina e tyre u qëllua.

Viktoria pa vajzën e saj Veronika dhe burrin e saj të vrarë para syve të saj. “Vajza ime e madhe Veronika filloi të qante sepse kokën ma kishte prerë një copë xhami dhe po më rridhte gjak. Vajza filloi të bërtiste, i dridheshin duart. Më pas doli nga makina dhe unë shkova ta ndjek. Sa dola e pashë të rrëzohej. Kur u afrova i kishte ikur koka. Makina ishte goditur nga një predhë ruse dhe shpërtheu në flakë”-tha Viktoria.

Ajo nuk e pa më Petron, por heshtja e tij i tha Viktorias se edhe burri i saj kishte vdekur. Ajo iku nga makina që digjej. 24 orët e ardhshme ishin një përpjekje e dëshpëruar për të qëndruar gjallë. Viktoria dhe foshnja e saj, Varvara, gjetën strehë në një makinë të parkuar, por më pas të shtënat filluan përsëri. Ajo vrapoi në një ndërtesë të vogël që ishte përdorur qartë nga ushtarët.

Lexo edhe :  Qeveria holandeze u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend, shkak situata në Gaza

Të nesërmen, ata u zbuluan nga patrullimi i trupave ruse. Ata u dërguan në një shkollë në Yahidne dhe u mbajtën rob në bodrum. Nëna dhe foshnja kaluan 24 ditët e ardhshme atje, në kushte të tmerrshme. Viktoria pa njerëzit që vdisnin rreth saj, të paaftë për të marrë kujdesin mjekësor që kishin nevojë. BBC ka vizituar bodrumin dhe ka folur me njerëzit e tjerë të mbajtur atje. Të burgosurit përshkruajnë trupat e shtrirë të pambledhur për orë të tëra, ndonjëherë me ditë. Tani Viktoria dhe Varvara janë në Lviv në perëndim të Ukrainës.

Të fundit

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe...

E trishtë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali...

Efektivi i Lezhës në video duke pirë kokainë? Policia: E kemi përjashtuar prej një muaji

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video të publikuar një ditë më parë ku një efektiv policie shihej duke konsumuar lëndë narkotike...

“Jetojmë me ujë dhe sheqer”, palestinezët e dëshpëruar dynden për të marrë ushqim

Gaza po përjeton krizën më të madhe të urisë. Për herë të parë në dy muajt e fundit, kamionët me ndihma në Rripin e...

Armand Duka pritet me protesta në Luginën e Preshevës/Jo Euro 2027 me shtetin që na mohon

Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq...

Lajme të tjera

Web TV