Konflikti në Ukrainë dhe integrimi, Rama takim me kancelarin Scholz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama, është nisur drejt Gjermanisë për një vizitë zyrtare. Rama do të ketë takime me kancelarin Olaf Scholz, presidentin Steinmeier dhe kryebashkiaken e Berlinit Franziska Giffey. Dy çështjet e rëndësishme që pritet të jenë në fokusin kryesor të diskutimeve është lufta në Ukrainë dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Berlinit për një vizitë dy ditore. Shefi i qeverisë pritet të takojë zyrtarë të lartë të politikës gjermane. Përgjatë ditë së sotme, kreu i Qeverisë Shqiptare do të zhvillojë takime me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Mësohet se fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve. Pas takimit, Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median, ndërsa fill pas saj, Rama do të ketë një deklaratë për mediat Shqiptare. Marrëdhënia mes Gjermanisë dhe Shqipërisë konsiderohen mjaft të mira në dy çështjet kryesore siç është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian por edhe politikat e vendeve balkanike, ku specifikisht ish-kancelarja Agela Merkel mbajti samitin e Berlinit me fokusin kryesot për çështjet e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Në fundin e mandatit të saj, Merkel ka vizituar Shqipërinë dhe vende të Balkanit Perëndimor ku la mesazhin e qartë se pavarësisht se ajo po largohej la të kuptohej se Gjermani do të ishte e pranishme edhe në të ardhmen.
Vizita
Në takimin që Rama do ketë në Berlin pritet të diskutohet mbi integrimin e Shqipërisë në BE, qasjen ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbi zhvillimet rajonale. Tirana zyrtare është në pritje të caktimit të datës së tryezës së parë ndërqeveritare në kuadër të procesit integrues në unionin europian. I bindur në kryerjen e detyrave nga ana e Shqipërisë, Kryeministri Rama në çdo takim me zyrtarë europian nuk ka harrur t’i kujtojë Brukselit se tashmë është radha e tij të veprojë. Në vizitën e tij në Gjermani, kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Pas konferencës së përbashkët me Kancelarin Scholz, Rama do të ketë një tjetër konferencë po kësaj radhe dedikuar mediave shqiptare që po ndjekin nga afër këtë vizitë të Kryeministrit.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV