Urinimi i shpeshtë, ja cilat janë shkaqet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ju duhet të shkoni gjatë gjithë kohës në tualet? Teknikisht emri për problemin tuaj është urinim i shpeshtë. Tek shumica njerëzve fshikëza e urinës është në gjendje që të ruajë urinën deri në momentin që ju shkoni në tualet, zakonisht 4 deri në 8 herë në ditë. Nëse shkoni në tualet më shumë se 8 herë në ditë, ose zgjoheni gjatë natës për të urinuar, mund të tregojë se keni pirë më shumë seç duhet ose shumë afër kohës së fjetjes. Ose mund të sinjalizojë për ndonjë problem shëndetësor.

Shkaktarët
Urinimi i shpeshtë mund të shkaktohet nga sëmundjet që prekin traktin urinar, i cili përfshin veshkat, tubat që lidhin këto organe me fshikëzën e urinës (uretër), fshikëza e urinës dhe kanali nëpërmjet të cilit del jashtë trupit urina (uretra). Faktorë të ndryshëm mund të lidhen me urinimin e shpeshtë, si:
• Infeksioni, sëmundja ose irritimi i fshikëzës së urinës;
• Gjendje që rrisin prodhimin e urinës;
• Ndryshimet në muskujt, nervat ose inde të tjera që prekin funksionin e fshikës së urinës;
• Trajtime të caktuara për kancerin;
• Ilaçe ose pije që rrisin prodhimin e urinës.

Në varësi se çfarë e shkakton urinimin e shpeshtë, ju mund të përjetoni probleme të tjera urinare, si:
• Dhimbje ose parehati gjatë urinimit;
• Nevojë urgjente për të urinuar;
• Vështirësi në urinim;
• Humbje të kontrollit të fshikës së urinës;
• Një ngjyrë të pazakontë të urinës. Sëmundje të caktuara, gjendje ose faktorë të tjerë që mund të çojnë në urinim të shpeshtë janë:
• Shkarje të mëparshme të organit (prolaps);
• Ankthi;
• Hiperplazia prostatike beninje;
• Gurët në fshikën e urinës;
• Ndryshime në funksionimin e veshkave;
• Diabeti insipidues;
• Diuretikët;
• Konsumimi i tepërt i lëngjeve të ndryshme, alkoolit ose kafeinës;
• Cistitet intersticial;
• Infeksion në veshka;
• Fshikës tepër aktive;
• Shtatznia;
•Prostata;
• Trajtimet me rreze që prekin legenin ose pjesën e poshtme abdominale;
• Diabeti i tipit 1;
• Diabeti i tipit 2;
• Shtrëngimi uretral;
• Inkotinenca e urinës ose humbja e kontrollit të vezikës për të mbajtur urinën;
• Gurët në veshka;
• Inflamacioni i vaginës.

Lexo edhe :  Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ulë tensionin e gjakut në kohë rekord

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Lini një takim me mjekun nëse po urinoni më shpesh se zakonisht dhe nëse: Nuk ka ndonjë shkak të dukshëm, si konsumimi i tepërt i lëngjeve, alkoolit ose kafeinës; Problemi ju ndërpret gjumin ose aktivitete të përditshme; Keni probleme të tjera urinare ose simptoma shqetësuese. Kontaktoni mjekun sa më shpejt të jetë e mundur nëse urinoni shpesh si dhe keni edhe një nga këto shenja ose simptoma si: Gjak në urinë; Urinë në ngjyrë të errët ose kafe e errët; Dhimbje gjatë urinimit; Dhimbje në njëjtën anë ose poshtë pjesës abdominale; Vështirësi gjatë urinimit ose në boshatisjen plotësisht të fshikëzës; Nevojë urgjente për të urinuar; Humbje të kontrollit të fshikës së urinës; Ethe dhe temperaturë; Çrregullimet e traktit urinar mund të shkaktojnë shenjat ose simptomat e mësipërme, ashtu si edhe sëmundje të rënda ose gjendje të tjera shëndetësore; Kërkoni ndihmë mjekësore për të zbuluar çfarë e shkakton urinimin e shpeshtë dhe si ta trajtoni.

Burimi: Mayo Clinic

Të fundit

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Lajme të tjera

Web TV