Rama në konferencë me kancelarin gjerman! Scholz: Nesër firmosim njohjen reciproke të patentave!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtarë në Gjermani, ku pritet të takohet sot në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Ndër të tjera, Rama pritet të kërkojë nga Scholz përkrahje për çeljen e negociatave.

Kreu i qeverisë do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të politikës gjermane. Gjatë vizitës kryeministri shoqërohet nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali. Në Bundestagu ku ndodhet edhe gazetari i Report Tv, Ermal Qori ka zbardhur edhe axhendën e kryeministrit. Kreu i qeverisë kë zhvilluar tashmë një takim me grupet e biznesit në Berlin, kryesisht shqiptar, kjo për të pasur një urë më të mirë bashkëpunimi mes bizneseve në të dy vendet.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se sulmi në rusi tregoi se për demokracinë duhet të punohet çdo ditë dhe se negociatat për integrimin e Shqipërisë duhet të nisin menjëherë. Ai tha se nesër në Tiranë do të firmohet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave mes dy vendeve.“Agresioni i pakuptimtë i Rusisë na bën të qartë që arritje evropiane nuk janë diçka e vetëkuptueshme duhet të angazhohemi çdo ditë për një jete të lirë dhe demokratike, me këtë Gjermania angazhohet për fillimin sa më shpejt të jetë e mundur me negociatat e integrimit të Shqipërisë në BE. Falënderoj Shqipërinë pasi në rolin e  saj ndërkombëtar është një aleate konstruktive që mbështet politikat e BE. Nesër në Tiranë nënshkruhet marrëveshja për njohjen reciproke të patentave”, tha Scholz.

Të fundit

Ilir Meta mbetet në burg sepse “intimidon dëshmitarët”

Ish-presidenti Ilir Meta do të vijojë qëndrojë në qelitë e paraburgimit 313. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erjon Çela...

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Lajme të tjera

Web TV