“Mos më shqetëso, do jem me një vajzë në dhomë”, përdhunoi të miturën në Greqi, zbardhet dëshmia tronditëse e nënës së 27-vjeçarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet greke kanë arrestuar dje një 27-vjeçar shqiptar, me akuzën se ka përdhunuar një 17-vjeçare duke u shtirur se ishte pakistanez.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar nëna e 27-vjeçarit, e cila ka deklaruar se nuk ka pasur aspak dijeni mbi ngjarjen. Ajo tha se ka qenë në shtëpi atë natë, ndërsa i biri ka ardhur me një vajzë dhe ka shkuar në dhomën e tij.

“Djali im hyri në shtëpi pak pas orës 19:00 dhe më tha ‘mos më shqetëso, do të jem në dhomë me një vajzë’. Nuk dëgjova zhurmë siç thonë, dëgjova vetëm të qeshura. në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur, mora dijeni vetëm ditën pasardhëse kur erdhën forcat policore dhe kërkuan tim bir. Fillimisht as që e kuptova që ishin policë, nuk më shkoi mendja”, pohoi ajo.

Autori i dyshuar 27-vjeçar është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërsa ditën e premte pritet të dalë në gjykatë për t’u akuzuar për përdhunimin e nxënëses 17-vjeçare. Sipas informacioneve, 27-vjeçari e kishte takuar të miturën nga Kamatero përmes një platforme takimesh.

Të fundit

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka...

Lajme të tjera

Web TV