Rusia kërcënon perëndimin: Pasoja të paparashikueshme nëse furnizoni Ukrainën me armë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia kërcënoi tashmë zyrtarisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate të tyre se do të përballen me pasoja të paparashikueshme nëse furnizojnë me armë Ukrainën. Paralajmërimi erdhi përmes një note diplomatike të dërguar nga Moska Departamentit amerikan të shtetit, një kopje e së cilës ka rënë në duart e diasa mediave të mëdha amerikane.

Shënimi dy faqesh, i nisura nga ambasada ruse në Washington, e bën të qartë se dërgesat e armëve që po bën SHBA dhe NATO në Ukrainë po i hedhin benzinë zjarrit të konfliktit, dhe mund të sjellin pasoja të rënda.

Letra është dërguar të martën, pikërisht atëherë kur u mësua se Shtetet e Bashkuara kishin përgatitur një paketë të re ndihme ushtarake për vendin e mësyrë nga Moska, në një sulm krejtësisht të paprovokuar. vetëm disa orë më vonë, presidenti Joe Biden aprovoi 800 mili8onë dollarë asistencë ushtarake për Ukrainën, e cila përfshinte për herë të parë armë artilerie me rreze të gjatë si hoëitzers – me qëllim që edhe ushtria ukrainase të jetë po aq e pergatitur sa pala tjetër në këtë konflikt.

Së fundi edhe kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se do të shpenzojë dy miliardë euro shtesë për pajisje të reja ushtarake, kryesisht për të ndihmuar Ukrainën. Një shtesë prej 400 milion euro janë caktuar për Fondin Evropian të Paqes, i cili blen armë për Ukrainën, ndërsa disa shpenzime të tjera do të jenë për dërgesat bilaterale në Ukrainë dhe gjetkë.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha se paralajmërimi i Moskës duhet parë si sinjal se asistenca ushtarake e SHBA dhe NATO-s per Ukrainën po dëshmohet vërtet mjaft efikase. Që nga fillimi i luftës, Washingtoni ka dhënë 3 miliarda dollarë ndihmë ushtarajke për këtë vend.

Të fundit

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

“Vende të treta të sigurta” në ligjin gjerman dhe evropian të azilit i referohen vendeve ku, sipas vlerësimit të...

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024....

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

21 gusht 1911 – Vjedhja jospektakolare që e bëri Mona Lizën të pavdekshme

Nga Leonard Veizi Në agimin e nxehtë parizian të 21 gushtit 1911, korridoret e Luvrit u zgjuan me një boshllëk të frikshëm. Në vendin ku...

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i...

Lajme të tjera

Web TV