Salianji kundër platformës së Alibeajt: Mbyll rrugën për çdo diskutim të përbashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Ervin Salianji ka dalë kundër platformës së ka propozuar Enkelejd Alibeaj për bashkimin e demokratëve. Ai thotë se kjo platformë i mbyll rrugën çdo diskutimi dhe i mbyllet dera çdo zëri racional për të bashkuar demokratët. Salianji i cilësoi deklarata e Alibeajt si të njëanshme dhe po të tilla, për të ishin edhe zgjedhjet që po zhvillon Berisha.

“Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakortësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshëm nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anuluar për shtyp!

Forma, mënyra dhe përgatitja e këtij dokumenti mbyllin rrugën për çdo diskutim të përbashkët dhe krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike!

Përgjegjës për krijimin e 2 partive do të jenë ata që dukshëm po venë interesat e përfitimeve personale mbi interesat e demokratëve!

Dorëheqjet duke mos hequr dorë nuk janë zgjidhje ashtu si çdo proces i njëanshëm është i dëmshëm për Partinë Demokratike!

Pas deklarimit publik të këtij dokumenti mbyllet dera për çdo zë racional dhe për të mbrojtur çdo interes që zgjedhjet brenda partisë të jenë gjithëpërfshirëse!

Koha do të zbulojë se si kjo deklaratë publike bëhet për interesa meskine, me strategjinë e qartë qe Partia Demokratike të ndahet dhe të krijohen 2 parti!

Ofertat publike apo ultimatumet janë një gjuhë që nuk i rrinë për shtat as një komunikimi normal me kundërshtarin politik dhe jo më me pjesëtarët e të njëjtës familje politike. Forumet e partisë aty janë, mungon vetëm vullneti ne rastin me te mire apo akoma me keq synimi për ta ndare PD në pjese!

Lexo edhe :  Hakmarrja e të vegjëlve ndaj PD-PS,lista të mbyllura ‘fake’për të kandiduar në të hapurat

Përgjegjës do të mbahen ata që përpiqen të mbajnë me thonj privilegje të pamerituara dhe përfitime tërësisht personale!”, shkruan Salianji.

Të fundit

BE refuzon mishin shqiptar, shkak, mungesa e sigurisë

Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej më shumë se tre dekadash...

Dita Botërore e Konsumatorit/ Siguria ushqimore, sfida që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë edhe këtë vit në Ditën Botërore të Konsumatorit. Kjo si përpjekje për të...

Rama ‘i kthehet’ Luarasit: Mos ma përmend fjalën ‘Berisha’

Në podcastin “Flasim” të Kryeministrit Rama, mes kandidatëve të ftuar ishte edhe Iris Luarasi, e cila është vendosur në listën e mbyllur të Qarkut...

Vuçiç “braktiset” nga forcat e sigurisë/Njësitë policore refuzojnë të rrahin protestuesit

Ndërkohë që protesta e sotme shihet si më problematikja dhe një test i vërtetë për pushtetin e Vuçiç, presidenti serb duket se po përballet...

Nis protesta masive në Beograd (FOTO/VIDEO)

Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur. Protesta mbahet me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në...

Lajme të tjera

Web TV