“Më thyen duart efektivët”/ Policia reagon pas akuzave të 39-vjeçarit që doli nudo në hotel: Nuk na u bind, filloi të godasë punonjësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka reaguar pas akuzave të të arrestuarit Arsen Qose, i cili para trupave gjykuese ditën e sotme tha se oficerët e policisë kishin ushtruar dhunë ndaj tij.

Në një reagim, Policia e Tiranës ka sqaruar dinamikën e ngjarjes duke theksuar faktin se ka qenë Qosë ai i cili nuk i është bindur urdhrave të uniformave blu dhe i ka goditur duke i shkaktuar fraktura të ndryshme në trup.

Si pasojë, efektivët e policisë kanë kërkuar ndihmën e patrullave për shkak të situatës së krijuar dhe dhunës që 39-vjeçari po përdorte ndaj tyre.

Pasi është bërë arrestimi i këtij shtetasi, policia bën me dije se është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit dhe më pas është njoftuar ambulanca, ku dhe më pas ka marrë ndihmën mjekësore në spital pasi dyshohet se ishte nën ndikimin e drogërave të forta.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Dajt, ku shtetasi Arsen Qose pasi festoi ditëlindjen me kokteji pijesh alkoolike, në gjendje të dehur u zhvesh në hotelin ku ishte akomoduar.

39 vjecari u denoncua nga pronari i hotelit për lakuriqësi dhe për këtë arsye një patrullë policie mbërriti menjëherë në Dajt për ta arrestuar.

Sqarim i Policisë Tiranë:

Në lidhje me pretendimet e shtetasit të arrestuar A. Q., 39 vjeç, banues në Tiranë, se Policia ka ushtruar dhunë ndaj tij, sqarojmë opinionin publik se:

Më datë 14.04.2022, është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, i shtetasit A. Q., 39 vjeç, banues në rrugën “Jordan Misja”, i dënuar më parë për vjedhje, informacion i dhënë dhe për mediat e publikun.

Sqarojmë se me datë 13.04.2022, shtetasi A. H., pronar i një hoteli në rrugën e Dajtit, ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të Policisë, sepse kishte konflikt me një shtetas, (klient në hotel), pasi ky i fundit kishte dalë i zhveshur nga dhoma e hotelit.

Lexo edhe :  Sherr në parkimin e një lokali, qëllohet me armë drejt një makine! Autori në arrati

Shërbimet e Policisë, kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë, në ambientet e lokalit të hotelit, dhe pasi kanë marrë kontakt me palët e konfliktit, i kanë kërkuar shtetasit A. Q., që të identifikohej.

Shtetasi A. Q., nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë për të treguar dokumentin e identifikimit dhe ka kundërshtuar me dhunë dy punonjësit e Policisë, duke i ofenduar, goditur e duke iu shkaktuar fraktura në pjesë të ndryshme të trupit. Në ato momente, shërbimet e Policisë, duke vlerësuar situatën dhe rrezikun për shkak të dhunës që po përdorte ky shtetas, kanë kërkuar ndihmën e patrullave të tjera, të cilat kanë kaluar në ndihmë të kolegëve, për shkak të situatës së krijuar nga dhuna që shtetasi A. Q. po përdorte.

Pasi është bërë prangosja e tij dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit, duke marrë shkas nga sjellja shumë agresive dhe nga veprimet tepër të dhunshme, është njoftuar ambulanca dhe është dërguar në spital, dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore, nga stafi mjekësor, është komunikuar se dyshohej se shtetasi A. Q., mund të ishte nën efektin e drogërave shumë të forta.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 4., ku është bërë arrestimi i tij.

Njëkohësisht punonjësit e Policisë janë pajisur me vendime ekspertimi mjeko-ligjor, pasi u dëmtuan si pasojë e dhunës dhe veprimeve agresive nga shtetasi A.Q

Sqarojmë opinionin publik se veprimet e Punonjësve të Policisë janë kryer në përputhje me ligjin dhe procedurën standarte të punës.

Të fundit

Me anë të nuhatjes gratë mund ta dinë nëse do të bëhen shoqe

Një studim i ri nga Universiteti Cornell në New York ka zbuluar se ndjenja e nuhatjes luan një rol...

6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s/ Erion Braçe: Fat që e zbuluam para votimeve!

Kandidat i PS në qarkun e Tiranës, Erion Braçe ishte i ftuar në emisionin Dekalog ku ka komentuar kontratën 6 milionë dollarë të PD-së,...

Gjuha denigruese në fushatë/ Celibashi me tone humori: Ata nuk dëgjojnë!

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët në kuadër të zhvillimeve të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit Kryekomisioneri...

Problemi nuk është nëse kontrata është e ligjshme, ose jo!

Nga Bledi Lumani Ka një përpjekje nga njerëzit pranë Sali Berishës, që ta devijojnë debatin për kontratën 6 milionë dollarëshe për heqjen e non grata-s,...

Mungesa e energjisë elektrike në Spanjë, shënohet viktima e parë në Madrid

Një grua ka humbur jetën nga një zjarr që ra në apartamentin e saj në zonën e Carabanchel, në jug të Madridit, duke shënuar...

Lajme të tjera

Web TV