Roberto Saviano publikon pamjet prekëse: Të fshehura dhe të uritura, kafshët braktisen nga të zotët në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur italian Roberto Saviano njihet për reagimet e tij të shpeshta në rrjetin e tij social facebook, në lidhje me frontin e luftës në Ukrainë.

Ai shpesh publikon pamje nga qytete të ndryshme, të cilat janë transformuar në rrënoja për shkak të agresionit rus.

Së fundmi ai ka publikuar një video rreth fenomenit të braktisjes së kafshëve nga të zotët e tyre për shkak të luftës. Në video shfaqet aktori i njohur Alexei Surovtsev, i cili viziton shpesh kafshë të braktisura në qytetet ukrainase.

Postimi i plotë i Savianos:

“Alexei Surovtsev (Алексе сей Суровтев) është një aktor shumë i njohur në Ukrainë. Që nga fillimi i ofensivës ruse, ai endet rreth Irpinit, midis lagjeve të braktisura nga popullsia e zhvendosur, për të kërkuar kafshë të tmerruara nga bombat dhe flakët për të shpëtuar. Ato shpesh i gjejnë të fshehura dhe të uritura. Shumë prej qytetarëve nga arratisja prej qyteteve të rrethuara, nuk arritën të merrnin qentë dhe macet me vete. Mezi e imagjinoj dhimbjen, shqetësimin, fajin e atyre që e përjetuan këtë shkëputje.

Duket sipërfaqësore të adoptohesh për të shpëtuar qentë dhe macet pasi bombardimi i artilerisë shkatërron njerëzit. Megjithatë, jam i bindur se shpëtimi i këtyre kafshëve, përpjekja për t’i ribashkuar me familjet e tyre njerëzore, është një akt i mrekullueshëm i kujdesit për jetën në kohën e barbarisë.”

Të fundit

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë...

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Lajme të tjera

Web TV