“Krime të tmerrshme lufte në Ukrainë”/ Putin e ka një përgjigje për akuzat e Perëndimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vladimir Putin u takua për herë të parë me një lider europian që nga koha kur nisi pushtimin në Ukrainë.

Presidenti rus nuk harroi të bënte një qortim të ashpër ndaj Perëndimit që e akuzon regjimin e tij për krime lufte.

Kancelari austriak Karl Nehammer u takua me Presidentin Putin në Moskë javën e kaluar, megjithatë kancelari tha për NBC News se “nuk ishte një bisedë miqësore”.

Kancelari Nehammer vizitoi qytetin e Bucha-s në Ukrainë, vendi i një masakre shqetësuese pas tërheqjes së trupave ruse ku u gjetën më shumë se 350 trupa, disa prej të cilëve treguan prova të torturave nën pushtimin rus.

Ditë më vonë, ai udhëtoi për në Rusi, ku donte “të përballej me Presidentin Putin” për atë që pa në Ukrainë.

Ai trajtoi “humbjen masive të ushtrisë ruse” në luftën e saj kundër Ukrainës me Putinin, por përgjigja e liderit rus ishte shqetësuese.

“I thashë atë që pashë. Kam parë krimet e luftës. Pashë humbjen masive të ushtrisë ruse. Dhe i thashë se ka nevojë për korridore humanitare për qytete si Mariupol apo Kharkiv,” tha Nehammer për NBC.

Të fundit

Eksperti jep detajet/ Ndryshimet ligjore në fushën e sigurimeve shoqërore

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili së...

Kërkesa në rritje për kredi, ja faktorët që ndikuan në lehtësimin e kushteve

Bankat rritën shkallën e miratiimit të kredive për bizneset dhe për individët në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Sipas vrojtimit të aktivitetit...

Trump ‘heq’ gjininë e ‘tretë’, shpalos drejtimin e ri të Amerikës

“Ka vetëm dy gjini” “Ne do të formojmë një shoqëri të verbër ndaj ngjyrave dhe të bazuar në vlerën e çdo personi. Nga sot do...

Trump shpall emergjencën në kufirin me Meksikën

Në fjalimin e tij të betimit, Donald Trump njoftoi se do të shpallë sot emergjencën në kufirin me Meksikën dhe do të dërgojë ushtrinë për të...

Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA në 100 vjetët e fundit

Nga Eduard Zaloshnja Në fillim të vitit 1932, kur Franklin D. Roosevelt hyri për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë si president i SHBA-së,...

Lajme të tjera

Web TV