Refuzoi dietat, Kuvendi reagon pas deklaratës së Berishës: Totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se nuk do të marrë asnjë dietë dhe i kërkoi Parlamentit të tërheqë mbrapsht shumën e derdhur për muajin shkurt.

Kuvendi deklaron se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat dhe se në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online.

“Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat.
Në kolonën dieta është një lapsus në publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe, totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat”, njoftoi Kuvendi.

Berisha ka reaguar në faqen e tij në “Facebook” pas lajmit në Panorama për dietat e përfituara nga deputetët, ku ishte njohur se parlamenti kishte derdhur në llogarinë e tij si dieta, shumën prej 75250 lekësh për muajin shkurt.

Ai deklaroi se i refuzon këto dieta dhe nuk do pranojë asnjë deri në fund të mandatit pasi ai është deputet i Tiranës dhe se lëvizjet jashtë qarkut i përballon me të ardhurat personale.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV