Berisha zbardh axhendën e Kuvendit të 30 prillit dhe tregon si do zgjidhet kryetari i partisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur axhenden e Kuvendit që do të organizohet nga Komisioni i Rithemelimit në 30 prill. Sipas Berishës, në këtë Kuvend do të zgjidhet Këshilli Kombëtar, kryesia dhe gjykata e partisë.Ndërsa i pyetur nëse do të ndihej komod nëse përballë tij do të ishte Basha, Berisha tha se nuk e pengon askush që ai të rikandidojë sërish.

“Nuk ka asnjë pengesë që të kandidojë. Unë ato që them i mbahem. Basha ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet përfshi edhe kryetarin e PD. Nuk do ndjehesha aspak jo komod pse ai kandidon”, tha ish-kryeministri për Syri Tv.

Pjese nga intervista

Berisha: Kuvendi i 30 prillit do zgjedhë Këshillin Kombëtar, Këshilli Kombëtar zgjedh kryesinë, gjykatën e partisë. Kjo është axhenda.

Do vazhdoni pa kryetar?

Berisha: Do shpallet data e zgjedhjes së kryetari të partisë. Po këtë e bën Komisioni i Rithemelimit para kuvendit ose kryesia pas kuvendit.

A keni një ide kur do jetë kjo datë, sa kohë do të kenë kandiatët?

Berisha: Nuk kam ide për datë, por kandidatëve do ti jepet koha.

A dyshoni se do keni kandidatë përballë, ose kandidatë jo fiktivë?

Berisha: Në të gjitha kuvendet, asnjëherë nuk kam pasur kandidat fiktiv. Kanë qenë kandidatë të nderuar.

A do ishit komod sikur përballë jush do kandidonte Basha?

Berisha: Nuk ka asnjë pengesë që të kandidojë. Unë ato që them i mbahem. Basha ka të drejtë të kandidojë në të gjitha forumet përfshi edhe kryetarin e PD. Nuk do ndjehesha aspak jo komod pse ai kandidon.

Është e vërtetë që ndërmjetësi që erdhi nga Gjermania ju kërkoi që Basha të ishte kryetar grupi parlamentar?

Lexo edhe :  Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike, procedohen dy kryepleq në Shkodër dhe roja

Berisha: Jo aspak, nuk është e vërtetë.

Po nëse Basha do e kërkonte një gjë do ta propozonit?

Berisha: Atë e vendos grupi, sepse që të zgjidhet duhet të zgjidhet në fillim nënkryetar dhe më pas kryetar grupi.

Të fundit

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Lajme të tjera

Web TV