Lajm i fundit/ Anglia vendos ekstradimin e Julian Assange në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjykatë britanike vendosi të pranojë kërkesën e SHBA-ve për ekstradimin e themeluesit të Wikileaks Julian Assange përtej Atlantikut.

AFP raporton se vendimi është marrë mesditën e sotme dhe Assange do të gjykohet në SHBA për nxjerrje të sekreteve shtetërore në lidhje me luftën ne Irak dhe Afganistan.

Vendimi nuk është final, pasi Assange ka të drejtën e apelimit në një nivel gjykate më të lartë.

Bashkëthemeluesi i Wikileaks u shfaq me lidhje video gjatë seancës gjyqësore në Westminster, të cilën një nga avokatët e tij e përshkroi si një “moment të shkurtër, por domethënës në këtë çështje”.

Seanca e shkurtër po zhvillohej pasi gjykata supreme muajin e kaluar refuzoi apelimin e Assange kundër ekstradimit të tij. Ai kishte kërkuar të kundërshtonte një vendim të gjykatës së lartë në dhjetor që vendosi se ai mund të ekstradohej pas garancive nga autoritetet amerikane në lidhje me kushtet e burgut të tij atje.

Goldspring i tha Assange: “Uunë jam i detyruar t’ia dërgoj çështjen tuaj Sekretarit të Shtetit për një vendim”.

Assange, i veshur me një xhaketë dhe kravatë, u shfaq përmes një lidhjeje video nga burgu Belmarsh, ku u martua muajin e kaluar me partneren e tij, Stella Moris, dhe foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes.

Akuzat dhe arrestimi

Policia angleze e arrestoi themeluesin e Wikileaks-it, Julian Assange brenda ambasadës së Ekuadorit. Policia tha se u ftuan në ambasadë nga ana e ambasadorit të Ekuadorit pasi paraprakisht qeveria e këtij vendi e tërhoqi statusin e azilit për Julian Assange.

Lexo edhe :  Franca paralajmëron SHBA-në , mes debatit për Grenlandën:Mos cënoni kufijtë sovran të BE!

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se arrestimi i Julian Assange tregon se “askush nuk është mbi ligjin”.

Assange është fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për të iu shmangur ekstradimin në Suedi ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010.

Prokurorët suedezë e liruan nga akuzat gjatë vitit të kaluar, por Assange ishte ende subjekt i një urdhër arresti britanik për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012.

Ai fillimisht u mirëprit në ambasadë, por pasi në Ekuador pati ndryshime në përbërjen e qeverisë, autoritetet filluan të reduktonin kontaktet e tij me të huajt dhe të zvogëlonin qasjen e tij në Internet.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, tha se e tërhoqën azilin diplomatik për shkak të shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare.

Britania i ka dhënë Ekuadorit një garanci se themeluesi i Wikileaks nuk do të ekstradohet në ndonjë vend, ku mund të dënohet me vdekje, tha Presidenti Moreno.

Të fundit

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat...

Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në monedhën vendase kanë pësuar rritje...

Parashikimet e Baba Vangës për vitin 2025: Shenjat e horoskopit që do të shkëlqejnë

Baba Vanga, e njohur ndryshe si Vangeliya Pandeva Gushterova, lindi në vitin 1911 në Bullgari. Ajo humbi shikimin pas një stuhie të fuqishme kur ishte...

Berisha do t’i japë fitoren e zgjedhjeve në tavolinë Ramës!

Nga Spartak Ngjela Kryeministri Edi Rama e gjen forcën te zvarritja e Sali Berishës si kryetar i partisë Demokratike. Në çdo proces zgjedhor vjen një kohë...

Ngjarja në Astir, zbulohet kush është vajza që alarmoi RENEA-n/ Policia: Gjetëm armë…

Ka dyshime se në banesë ka pasur persona të tjerë, por se mund të jenë larguar, kur ka ardhur policia për ndihmë... Zbulohet kush është...

Lajme të tjera

Web TV