Gruaja me kancer lind fëmijën e shëndetshëm, ja çfarë ndodhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi shkencëtarët kanë zbuluar foshnjën e parë në botë e cila lindi nga vezët e ngrira, pasi ato u zhvilluan në laborator. Ata thanë se ardhja në jetë e foshnjës Jules është rasti i parë i raportuar i një foshnjeje të lindur pasi vezët e papjekura të nënës u zhvilluan jashtë trupit të kësaj të fundit, u fekonduan dhe vite më vonë u implantuan.

Mjekët e fertilitetit morën vezët nga nëna, një grua franceze që në atë kohë ishte 29 vjeç. Ata I morën vezët para se nëna të fillonte kimioterapinë për kancerin e gjirit.

Ekspertët larguan shtatë vezë të papjekura nga vezoret e saj dhe përdorën një teknikë të quajtur pjekuria in vitro (IVM) për t’i ndihmuar ato të zhvilloheshin më tej në laborator.

Mjekët thanë se kjo teknikë ofron shpresë për gratë që dëshirojnë të kenë fëmijë pas një diagnoze të kancerit, por për të cilët stimulimi i vezores është i rrezikshëm.

Metoda gjithashtu shmang rrezikun e “ri-mbjelljes së kancerit”, i cili mund të ndodhë në disa lloje kanceresh kur indet vezore më vonë transplantohen përsëri në një pacient me kancer.

Profesori Michael Grynberg, drejtuesi i Departamentit të Mjekësisë Riprodhuese dhe Ruajtjes së Pjellorisë në Spitalin Universitar Antoine Beclere, afër Parisit, tha që ai dhe ekipi i tij janë të entuziazmuar nga rezultati.

“Ne u lumturuam kur pacientja mbeti shtatzënë pa ndonjë vështirësi dhe me sukses pati një fëmijë të shëndetshëm në fund” tha ai.

Ai shtoi: “Ky sukses paraqet një përparim në fushën e ruajtjes së pjellorisë”.

Më tej tha: “IVM na mundëson që të ngrijmë vezë ose embrione në situata urgjente ose kur do të ishte e rrezikshme që pacienti të nënshtrohet stimulimit të vezoreve.

Pesë vite më vonë, kur gruaja ishte shëruar nga kanceri i saj, ajo zbuloi se trajtimi e kishte lënë infertil. Ajo dhe mjekët e saj vendosën të përdorin vezët e ngrira, pesë prej të cilave u fekonduan me sukses pasi u shkrinë.

Një embrion u transferua në barkun e pacientit, dhe nëntë muaj më vonë ajo lindi një djalë të shëndetshëm në 6 korrik 2019./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/ Burimi:Mirror

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV