FNSH “blindon” Krujën për 72 orë, kontrolle antidrogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksion i madh anti-drogë po zhvillohet në territorin e Krujës, me qëllim goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike.

10 grupe të FNSH-së së Tiranës kanë zbarkuar në terren dhe kanë kryer kontrolle masive, ndërsa po përdoren edhe dronë, kamera dhe mjete të tjera për të bërë një kontroll më të mirë të zonës.

Sipas policisë, gjatë 3 ditëve të fundit janë kontrolluar 250 sera, 56 shtëpi të braktisura, tunele, territor i pyllëzuar, sipërfaqe publike dhe shtetërore.

Kontrolle të imtësishme janë ushtuar në ambiente të ndryshme, për të cilat ka patur informacione se mund të përdoreshin për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Gjatë kontrolleve në fshatin Fushë Thumanë, në një tokë publike janë gjetur në një serë, 400 kubikë të kultivuar me fidanë cannabis sativa, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

Kontrolli masiv i territorit në rrethin e Krujës është duke vijuar, me grupe të shumta të FNSH-së dhe të Policisë së Krujës, dhe do të shtrihet në të gjithë zonat me risk dhe jo vetëm.

Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe luftuar me zero tolerancë këtë fenomen dhe apelon për banorët që të mos ndërmarrin iniciativa për të ushtruar veprimtari kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, pasi do të përballen me ligjin.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV