Çuçi jep lajmin e mirë për policët: Muajin tjetër do të keni rritje rroge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ditën e sotme zhvilloi një takim me drejtorët e policive dhe shefat e komisariateve. Në një deklaratë për mediat Çuçi tha se gjatë takimit u bë një analizë e përgjithshme për 4 mujorin e kaluar edhe për atë të ardhshëm.

Gjithashtu ai tha se një tjetër temë për të cilën u diskutua është dhe ajo e kanabisit për të ndëshkuar këdo që kultivon në mënyrë të paligjshme.

Sa i përket rritjes së rrogave të efektivëve të policisë, Çuçi tha se ka patur një ngadalësim të këtij procesi për shkak të krizës, mirëpo muajin tjetër do të realizohen.

“Sot ishte për të bërë një analizë të përgjithshme me të gjithë drejtorët e policisë. Bëjmë një analizë të planit të veprimit për 4 mujorin e parë dhe atë të ardhshëm. Fokusi është kultivimi i kanabis, toleranca është zero. Ishte takim pune dhe i zakonshëm, përbën interes por nuk është takim i jashtëzakonshëm. Kanabis është çështje që diskutohet dhe me strukturat, ka një tendencë për të konfunduar inciativën e qeverisë. Qëllimi është i qartë, tolerancë zero ndaj kultivimit të kanabis të paligjshëm. Po mbyllen procedurat me akte nënligjore. Kemi pasur një ngadalësim të këtij procesi me krizën që ndodhi por shumë shpejt, në mos gaboj në muajin tjetër, të gjitha ato që kemi parashikuar në buxhetin e shtetit do të realizohen”, tha ministri.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV