Hajdutët grabisin shtëpinë e Shkodran Mustafit, dëmi afër një milion euro!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkodran Mustafi ka rënë pre e një grabitjeje në shtëpinë e tij gjatë fundjavës.

Futbollisti me origjinë shqiptare po qëndron në periferi të Valencias pasi aktivizohet me skuadrën e Levantes, dhe sipas mediave spanjolle grabitësit kanë hyrë në shtëpinë e tij duke marrë disa sende me vlerë dhe disa shuma monetare.

Gazeta “ Levante” raporton se ata hynë në banesë në orët e para të mëngjesit teksa futbollisti po flinte, ndërsa u zgjua nga zhurma që ata po bënin gjatë plaçkitjes. Kur futbollisti u zgjua hajdutët u larguan por jo duarbosh.

Pavarësisht dëmit, Mustafi u shpreh i lehtësuar që grabitësit u larguan pa ndonjë konflikt që mund t’i rrezikonte jetën atij apo gruas dhe dy fëmijëve të mitur që ishin me të në banesë.

Të fundit

Izraeli miratoi planin për pushtimin e Gazës, OKB thërret takim urgjent

Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është planifikuar për të dielën, më 10 gusht...

Ndryshova mendje për ndalimin e bombës, por kërcënimi i luftës bërthamore po rritet

Edhe pse armët që kam kundërshtuar dikur janë ende tmerruese, dyshoj se mund të çarmatosemi në mënyrë të njëanshme. Kjo duhet të jetë një...

“Rrjet” mashtruesish në Tiranë, po kërkohen 108 persona për krime kibernetike

Të paktën dy qytetarë në ditë denoncojnë në Policinë e Tiranës apo pranë Krimit Kibernetik se kanë rënë pre e mashtrimit kompjuterik. Por, ka...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, pala shqiptare punon me 6 sportele

Fluks në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në Korçë. Dhjetëra mjete që vijnë nga Greqia drejt shtetit shqiptar kanë krijuar fluks në këtë...

Zelensky: S’iu japim tokë pushtuesve!

Volodymyr Zelensky ka dhënë një reagim të prerë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për takimin e tij me Vladimir Putin më 15...

Lajme të tjera

Web TV