Myslim Murrizi zbulon kërkesën që i bëri Berisha: Më mori mbrëmë natën në telefon dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka telefonuar mbrëmjen e së mërkurës në telefon ish-deputetin Myslim Murrizi dhe i ka kërkuar rikthimin në PD. Këtë e konfirmoi vetë Murrizi në një intervistë për emisionin Zona Zero në Top News, duke zbardhur dhe telefonatën me Berishën.

Lidhur me ftesën me Berishën për rikthimet në PD, Murrizi tha se ai, ndryshe nga Topalli apo Imami, është i përjashtuar nga PD, ndërsa ata nuk janë të përjashtuar.

“Unë jam i përjashtuar nga PD, kurse Topalli, Patozi, Imami nuk janë të përjashtuar nga PD, por janë larguar. Gaz Bardhi kërkonte 27 vota pro përjashtimit tim, pra të gjithë, edhe pse dy vetë kanë qenë kundër përjashtimit tim. Unë do të jem në Kuvendin e 30 Prillit. Sali Berisha më telefonoi mbrëmë dhe më kërkoi rikthimin, më tha je i mirëpritur në PD. Unë iu përgjigja pozitivisht, do të jem në Kuvendin e 30 Prillit.
Unë nuk i kam shitur aksionet e mia tek PD, m’i kanë grabitur.

Kam një kontribut nga data 8 Dhjetor i 90 në PD. Dy herë që kam qenë deputet, kam qenë në opozitë. Ndoshta jam i destinuar të jem deputet gjithmonë që është PD në opozitë, kur të jetë në pushtet ndoshta do jem në rrugën time.

E kam pyetur një herë Berishën dhe do e pyes prapë, se kush ia solli Bashën në PD, ndoshta e tregon pas 30 Prillit.” tha Murrizi për Zona Zero në Top News.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV