Bleona Qerreti dhe Evi Kokalari ‘përplasen’ keq: Do shihemi në gjyq!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit të emrit të saj në listat e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe akuzave nga Evi Kokalari, Bleona Qereti ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore.

Avokati amerikan i këngëtares, Marc. E. Kasowitz i ka shkruar një letër aktivistes demokrate ku i kërkon të ndalojë shpifjet ndaj këngëtares pasi po i prishin imazhin dhe biznesin. Në letër më tej, avokati ka shkruar se akuzat e Kokalarit janë shpifje, të rreme dhe keqdashëse.

Sipas tij nëse Kokalari nuk i ndal akuzat atëherë ata do të përballen në gjyq dhe do kërkojë dëmshpërblim.

Evi Kokalari bën paralajmërimin e fortë: Nëse më 8 janar derdhet gjak në rrugët e Tiranës, të premtoj që... - Politike

Letra e plotë

E nderuara zonja Kokalari:

Përfaqësoj znj. Bleona Qereti.

Ju keni bërë deklarata të shumta ne media dhe tek palë të tjera në lidhje me zonjën Qereti që ju e dini se janë haptazi të rreme, keqdashëse dhe shpifje, dhe në fakt e kanë dëmtuar reputacionin e saj dhe profilin e biznesit.

Po ju shkruaj për t’ju kërkuar që menjëherë të pushoni dhe të hiqni dorë nga deklaratat e tilla për znj. Qereti. Nëse nuk pushoni, ne do të fillojmë menjëherë procesin gjyqësor në emër të saj dhe do kërkojmë dhe dëmshpërblim kundër jush.

Ne rezervojmë të gjitha të drejtat dhe nuk heqim dorë nga asnjë.

Sinqerisht, Marc. E. Kasowitz

Kujtojmë se të premten emri i këngëtares së njohur Bleona Qereti doli si pjesë e listave për anëtarësim në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Por këngëtarja e mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen e saj në politikën shqiptare duke u shprehur se ajo ka nënshtetësi amerikane. Por fill pas deklaratës së Bleonës, reagoi Evi Kokalari e cila e quajti si gabim të madh përfshirjen e saj në lista pasi sipas saj PD nuk ringrihet nga Bleona dhe përmendi edhe fotot e saj.

Lexo edhe :  Vendimi i qeverisë/ Trajtim financiar për oficerët që punojnë në ambasadat jashtë vendit

Bleona Qereti në listën e të veshurave më mirë, krah Charlize Theron dhe Scarlett Johansson - Gazeta Express

Ndërkohë vlen të thuhet se të dyja, si Bleona ashtu edhe Kokalari janë mbështetëse të ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe janë fotografuar bashkë me këshilltarin e tij Richard Grenell. Gjatë fushatës së zgjedhjeve në Amerikë, ka qenë vetë Bleona ajo që ka postuar foto me Kokalarin dhe Grenell por nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe akuzat sa vijnë e shtohen.

I bashkoi Trump, i ndan Berisha! Prishet miqësia mes Evi Kokalarit dhe Bleona Qerretit - Shqiptarja

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV