“Berisha nuk do ketë një PD më të madhe se ajo që kishte Lulzim Basha”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

PD tashmë ka një drejtim. Sali Berisha është thuajse zyrtarisht kryetar partie në zgjedhjet që do të zhvillohen më 22 maj. Megjithatë Grupin Parlamentar nuk e ka me vete ku nga 52 deputetë 35 nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.  Gjithashtu ka edhe një proces gjyqësor në zhvillim ku Gjykata e Apelit do të vendosë se kush do të ketë vulën, selinë, logon dhe asetet e tjera të partisë. Si i shihni situatën brenda kampit të partisë më të madhe opozitare?

Partia Demokratike dhe opozita e vendit pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021 pësoi një goditje shumë të madhe, humbja e tretë rradhazi përballë Partisë Socialiste, na ka bërë të gjithëve të mendojmë edhe mbi ekzistencën e kësaj force politike. Por sikur mos të mjaftonin problemet dhe zhgenjimet 8 vjeçare të aksioneve dhe strategjive të demokratëve për të ardhur në pushtet, do ta quaj si benzin zjarrit erdhi dhe non grada për liderin historik të demokratëve z.Berisha. Kjo e fundit e shkolofiti fare Partinë Demokratike. Demokratët prej muajsh nuk kanë më objektivin e tyre kundërshtarin politik Edi Ramën, por njeri tjetrin. PD-ja i ngjan një arene lufte mes njeri tjetrit. Akuza për tradhëti, shitje,  pazare, pengmarrje, uzurpim etj etj. Të gjitha këto e kanë çarë keqazi Partinë Demokratike. Sali Berisha dihet që gëzon një mbështetje të konsiderueshme tek strukturat e partisë, por jo plotësisht, PD-ja, opozita , e djathta, kundërshtarët e Ramës janë më shumë se aq sa përfaqëson z.Berisha. Berisha vërtet ka një vendim të gjykatës së shkallës së parë për të drejtuar PD-në dhe ai de facto është kryetar i asaj pjese të PD-së që dominon. Faktet janë fakte, por unë e shoh me pesimizën të ardhmen e Partisë Demokratike me drejtimin e Berishës. Nuk mundet që Berisha të shpëtoi edhe veten edhe PD-në, njëra do të ndodhi. Nëse Berisha tërhiqet do shpëtoi PD-ja. Nëse vazhdon, ndoshta shpëton vetëm Berisha dhe PD-ja do vazhdoj drejt zvogëlimit.

Berisha po ndjek rrugën e vjetër që dikur i solli sukses, nga dështimi i vitit 1997-2005 kur mori pushtetin. A jemi në të njëjtat rrethana që Berisha të rishkruajë historinë?

Berisha kur vendosi të rikthehet në rrethanat që ndodhej me një vendim të departamentit të shtetit si non grada në SHBA dhe një vendim i Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së, përdori një shprehje “kurrë mos thuaj kurrë” . Nuk jemi dhe nuk janë të njëjtat rrethana,  Berisha në 97 u largua me armë, ndërsa në 2013 me votë, ka diferencë të madhe, për të pasur një arsye madhore që ti kërkosh shqiptarëve të besojnë qeverisjen e vendit. E vërtet që Berisha po mundohet të kopjoj lëvizjet e veta politike që ka bërë në vitin 2004-05 por këto nuk bëjnë më sens, sepse afrimi i disa personazheve të larguar dhe vetëlarguar, jam i sigurt që do jenë kosto politike. Berisha nuk mund të kopjoj Berishën. Unë mendoj nëse e drejton Berisha PD-në, në  zgjedhjet e ardhshme  që janë pas 1 viti, PD-ja do dali më keq se në 6 mars. Ky është perceptimi im nga rrethanat që shohim dhe gjykojmë sot. Nuk shoh progres përkundrazi regres të PD-së. Por siç thotë vetë Berisha deri atëherë të mos themi kurrë mos thuaj kurrë, le të shohim.

Lexo edhe :  Pushteti nuk është paçavure

Për një vit vendi do zhvillojë zgjedhjet lokale në të 61 bashkitë e vendit, nëse PD me Berishën në krye dështon, a mund të lindin pakënaqësi edhe nga grupimi që sot e mbështet atë dhe të kërkojnë largimin e tij?

Dështimi më i madh i PD-së ka qenë 6 marsi, ku PD-ja garoi përballë PD-së, një lojë ku demostrimi forces nuk ishte me me Partinë Socialiste, por me njeri tjetrin. Papërgjegjshmëri totale e liderve të saj, tallje me elektoratin e djathtë i cili i ka dhënë kaq shumë këtyre në vite. Patjetër e thashë dhe më lartë që nuk shoh përmisim tek PD-ja në drejtimin që mund të marri z.Berisha. Nëse koha do sillte pakënaqësi pas pakënaqësie, dështim pas dështimi, do kemi të padiskutueshme një lodhje të elektoratit të djathtë e detyrimisht tkurrjen e zvogëlimin PD. Berisha kishte mundësi ta ndihmonte Partinë Demokratike të ringrihej, por rruga që po ndjek nuk e shoh si në dobi të PD, por në pozicionimin e tij vetëm në krye të saj.

Pa elektorat mbështetës, por me mandatin e deputetit dhe mbështetjen e SHBA-ve janë kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj dhe përkrahësit e tij, që në një lloj mënyrë mund të quhen edhe “trashëgimtarët e Bashës”. A është ky grupim problem për ish-liderin Berisha?

Dua ta them dhe ta përsëris sepse është fakt që Sali Berisha dominon strukturat apo bazën e Partisë Demokratike, e ka shumicën. Por shumica që ai ka nuk mjafton ta bëjë Partinë Demokratike më të madhe se ajo që drejtonte Lulzim Basha. Mund tê jetë opozitë më agresive si opozitë se ajo e mëparshme, por jo më e madhe në numra. Brenda opozitës unë shoh tre kampe, pjesën e zotit Berisha, pjesën e Lulzim Bashës apo të deputetëve që drejtohen nga z.Alibeaj, dhe një pjesë që nuk pajtohen me të dy këto grupime. Pra Berisha ka shumë probleme që i shoh pazgjidhje dhe do e detyrojnë atë të vazhdoj me një PD akoma edhe më të vogël se ajo që drejtonte z.Basha, ku kishte dhe Berishën brenda. Zvogëlimi i PD-së do të sjellë që vet Berisha do mundi Berishën, do të mundi vetveten

 

Të fundit

Si do të deklarohen të ardhurat dhe llogaritet tatimi për të vetëpunësuarit

Nga 1 janari 2025, të vetëpunësuarve të profesioneve të lira që fitojnë 80% të të ardhurave bruto një 1...

Gjermani, rruga e gjatë deri te patenta e shoferit, ja vështirësitë

Pothuajse çdo i dyti kandidat në autoshkolla bie në provimin e testit në Gjermani. Një në tre nuk e kalon testin në automjet. Tani...

Gjendet pa shenja jete një person në Rrugën e Kombit, ja për çfarë dyshohet

Trupi i pajete i një personi ende te paidentifikuar është gjetur mëngjesin e sotëm (6 mars) nga punonjësit e mirëmbajtjes së rrugëve, ne kryqëzimin...

Refugjatët, shefi i OKB-së apel BE-së: Mos anashkaloni ndihmën humanitare!

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi, u bëri thirrje të mërkurën (5 mars) liderëve europianë që të ruajnë fondet e ndihmave...

Interesat e kredisë konsumatore ranë në 6 mujorin e dytë 2024/Çfarë ndodhi me overdraftet

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore pësuan rënie të mëtejshme. Sipas të dhënave të Bankës së...

Lajme të tjera

Web TV