“Bie Anglia, po shkojmë për Championsin e 14”/ Titujt kryesorë të shtypit sportiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sfidat e Europa League dhe Conference League ishin zhvillimet kryesore sportive mbrëmjen e djeshme me dy kompeticionet që vulosën dy finalet respektive: Rangers-Eintracht Frankfurt dhe Roma-Feynoord.

“SPORT” hapet me talentin e Barcelonës Ronaldo Araujo dhe titulli kryesor është një pjesë nga deklarata e mbrojtësit katalanas: “Sezonin e ardhshëm do të fitojmë tituj”.

Edhe “Mundo Deportivo” hapet po me Araujon që jep një mesazh të rëndësishëm për tifozët e Barcelonës sezonin e ardhshëm: “Ne do të ngrihemi me siguri”

Ndërkohë “Marca” mban në faqe të parë Real Madrid dhe heroin e tyre Rodrygo, i cili tregon se madrilenët synojnë të fitojnë trofeun me veshë të mëdhenj: “Nuk jemi të kënaqur, po shkojmë për Championsin e 14”,

Po ashtu edhe “AS” ka në fokus Rodrygon, i cili flet për sfidën e fituar ndaj Manchester City duke u dhënë meritën kryesore tifozëve të pranishëm në stadium: “Bernabeu na bëri me krahë”

“Estadio Deportivo” zbulon planin për stadiumin e ri të Sevilla-s dhe duke treguar pamjet në sfond shoqëruar me titullin:  “Sevilla që ju pret”

“La Gazzeta dello Sport” ka në faqe të fokus zhvillimin e “Giro d’Italia” dhe shkruan: “Giro, të dua”.

“Mirror Sport” mban titullin “Bie Anglia”, duke iu referuar kompeticioneve europiane, ku ditën e djeshme Roma eliminoi Leicesterin nga “Conference League”, ndërsa Eintracht Frankfurt eleminoi West Hamin nga Europa League, por të mos harrojmë edhe Manchester Cityn që u shokua në fundin e ndeshjes nga Real Madrid.

Të fundit

Broja kthehet të martën! Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse...

“Ka dritë në fund tunelit”, Putin flet për marrëdhënien me Donald Trump

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka bërë me dije se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në pikën më të ulët që nga lufta...

Fati i “zi” i Neymar, sulmuesi dëmtohet dhe rrezikon grumbullimin tek Brazili

Klubi brazilian Santos ka njoftuar Federatën Braziliane të Futbollit (CBF) se Neymar ka pësuar lëdim në kofshë, sipas informacioneve të publikuara nga ge.globo.  Ylli me...

Kërkohej nga Italia për trafik droge, kapet 19-vjeçari në Fier

Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar në qytetin e Fierit. Gjykata e Riminit i ka caktuar të riut masën e...

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën dje nga Cremonese me rezultatin...

Lajme të tjera

Web TV