Edi Paloka: PD organizon nesër protesta në të gjithë vendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Paloka u zgjodh kryetari i Këshillit Kombëtar të PD.

Në një komunikim për mediat Paloka u shpreh se nuk pati asnjë bojkot dhe se të pranishëm në këtë proces ishin mbi 200 anëtarë.

Gjithashtu Paloka tha se nesër (të shtunën) PD do të organizojë një protestë të heshtur në të gjitha komisariatet në rrethe në orën 08:00, ndërsa në Tiranë do të organizohet përpara Kryeministrisë.

Kjo nismë është marrë pas aktit të rëndë ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë në komisariatin e Kavajës.

Në një reagim për mediat Paloka u shpreh: Falënderoj anëtarët për zgjedhjen e tyre. për mbështetjen për tu rizgjedhur. Më e rëndësishme se rizgjedhja ime ishin vendimet që mori Këshilli Kombëtar. U miratua rezoluta që përcakton qëndrimin e PD lidhur me zgjedhjen e presidentit Nesër në gjithë Shqipërinë me organizimin e PD do të ketë protestë të heshtur në Komisariatet në rrethe për aktin e rëndë, ku një i ri u gjet i vdekur në qelinë Komisariati në Kavajë. Nesër në orën 08:00 në të gjitha rrethet do të ketë protestë të heshtur, në Tiranë do të jetë protestë e heshtur përpara Kryeministrisë.

Të fundit

Paralajmërim për fruthin gjatë pushimeve: Rastet po rriten

Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rritjen e rasteve me fruth në disa vende të Europës, duke ngritur...

Trump korrigjon shkarkimet e Elon Musk dhe rikthen punonjësit në detyrë

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka nisur të rikthejë në punë një pjesë të nëpunësve të lartë që ishin detyruar ose nxitur të...

Çmimet e apartamenteve/ Gjokutaj: Të hartohet një strategji për banesat

Është kufizuar dhënia e kredive për blerje banese. Vendimi i Bankës së Shqipërisë u publikua në fletoren zyrtare dhe parashikon që bankat të mos...

E pamundura

Nga Ben Andoni Nëse nuk do ishte pragndeshja e përfaqësueses tonë të futbollit kundër Serbisë, atëherë çështja e rinumërimit të qindra kutive të votimit në...

“S’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

Qytetarja nga Lezha, Mimoza Kolndreu, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2016 kuptoi se vuante nga diabeti dhe në vitet...

Lajme të tjera

Web TV