Presidenti francez bën betimin për mandatin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emmanuel Macron bëri të shtunën betimin si president për një mandat të dytë 5-vjeçar, një arritje e rrallë politike në një vend ku presidentët nuk rizgjidhen shpesh. Ai premtoi se do të ishte çdo ditë në shërbim të vendit të tij, ndërsa theksoi se do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Emmanuel Macron u betua për mandatin e tij të dytë 5-vjeçar si president i Francës, duke premtuar se do ta udhëheqë vendin në një mënyrë të re, e ndërsa rivalët e tij politikë nisën fushatën për zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.

Në një vend ku presidentët rrallë rizgjidhen, zoti Macron fitoi 58.5% të votave në raundin e dytë kundër kandidates të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, pavarësisht kundërshtimit të fortë ndaj politikave të tij pro-biznesit dhe një propozimi për të rritur moshën e daljes në pension.

Një tjetër pikë e fjalimit të tij ishte dhe lufta në Ukrainë dhe theksoi se “do të ndërmarrë veprime për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të agresionit rus”.

“Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka kjo kohë, nga rikthimi i luftës në Evropë, te pandemia, ndryshimet klimatike dhe krizat e tjera… Rrallë ka pasur kaq shumë sfida me të cilat përballet vendi ynë. Ne do të veprojmë së pari për të frenuar përshkallëzimin pas sulmit ndaj Ukrainës, për të ndihmuar demokracinë dhe guximin të fitojë, për të ndërtuar një paqe të re evropiane dhe një autonomi të re në kontinentin tonë”, theksoi zoti Macron.

Në mesin e 500 të ftuarve në pallatin “Elysee” të pranishëm ishin dhe ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy, disa ish-kryeministra si dhe liderë fetarë dhe figura të tjera shtetërore.

Lexo edhe :  Presidenti Erdogan planifikon vizitë në Ukrainë, në fokus marrëveshjet tregtare

Për të treguar mbështetje për projektin europian, presidenti Macron do të vizitojë Parlamentin Evropian në Strasburg për “Ditën e Evropës”, të hënën.

Në të njëjtën ditë, për udhëtimin e parë jashtë vendit pas inagurimit ai shkon në Berlin për të takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz./VOA/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV