Fansat e Johnny Depp “tallen keq” me Amber Heard: Po interpreton shfaqjen e jetës së saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fansat e Johnny Depp nuk janë të kënaqur me dëshminë e Amber Heard dhe që kur aktorja u deklarua lidhur me akuzat për shpifje, rrjetet sociale kanë vërshuar me akuza se ajo po “derdh lot të rremë” në gjykatë.

Gjatë dëshmisë dyditore, 36-vjeçarja akuzoi ish-bashkëshortin për abuzim fizik dhe seksual. Ylli i “Aquaman” ishte shpesh emocionuese kur u përgjigjej pyetjeve në lidhje me martesën e saj të trazuar me bukuroshin hollivudian.

Pas deklaratës së saj, në Twitter u lansua hashtagu “I qëndroj pranë Amber Heard” duket se shumëkush e ka besuar atë që po thoshte aktorja.

Megjithatë, mbështetësit e Depp nuk ishin aq të bindur nga dëshmia e saj, pas të cilës nisën të shkruanin në Twitter dhe TikTok.

“Amber Heard është aktorja më e keqe ndonjëherë. Kjo performancë e rreme jokoherente është e sëmurë…”; “Po interpreton shfaqjen e jetës së saj” – janë disa nga komentet, derisa në TikTok janë shpërndarë video me hashtagun “Drejtësi për Johnnyn”, teksa në Twitter është edhe hashtagu “Amber Heard është psikopate”.

Ylli i “Pirates of the Caribbean” e ka paditur ish-gruan dhe kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh për një artikull të vitit 2018 të botuar në Washington Post, në të cilin ajo e përshkroi veten si “një figurë publike që përfaqëson dhunën në familje”.

Megjithëse Amber nuk e përmendi emrin e Depp kur fliste si viktimë e dhunës, ndikimi negativ në karrierën e aktorit ishte shumë i madh. Nga njëri prej aktorëve më të paguar në botë, ai tashmë nuk po arrin të fitojë role filmike.

Në anë tjetër, Heard ka ngritur kundërpadi prej 100 milionë dollarësh, duke akuzuar Depp dhe ish-avokatin e tij për komplot për ta rrënuar.

Të fundit

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Spahiu: Rithemelimi i PD është i vetmi në histori që nuk u rikthye asnjë themelues

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se në rithemelimin e PD nuk u rikthye asnjë themelues i kësaj partie. Teksa u ndal tek zgjedhjet e 11 majit, ai...

Lajme të tjera

Web TV