Grabitja e bankës në Koplik, zbulohet shuma e parave që morën autorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zbuluar detaje të reja nga grabitja në degën e BKT në Koplik. Raportohet se tre autorët, dyshohet se kanë grabitur 4 mln lekë të vjetra, 1 mijë USD dhe 10 mijë euro.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orëve të mesditës të hënën, ku raportohet se tre persona, kanë rrëmbyer një shumë parash nën kërcënimin e armëve dhe janë larguar me anë të një makine tip “Golf” të zi. Makina u gjet më pas nga autoritetet e djegur në dalje të qytetit.

Po ashtu mësohet se personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacionet gjithashtu, janë zhvilluar edhe nga ajri me helikopter.

Të fundit

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e...

Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thuhet se është përpjekur ta sjellë në vete Presidentin e SHBA-së Donald Trump në mosmarrëveshjen për tarifat në një bisedë...

Liverpool gjen pasuesin e yllit që shiti për 75 mln euro

Liverpool luajti ditën e djeshme dy miqësore ndaj Athletic Bilbao, të cilat i fitoi të dyja. Të parën me rezultatin 4-1 dhe të dytën...

Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim...

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për...

Lajme të tjera

Web TV