Rasti i parë me Covid-19 në Korenë e Veriut, Kim Jong-un urdhëron mbylljen e vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut konfirmoi rastin e parë të vendit Covid-19 dhe shpalli një “urgjencë serioze kombëtare”. Kim Jong-un urdhëroi një bllokim për të gjitha qytetet në vend si dhe ka urdhëruar kontrolle edhe më të rrepta në kufij, të blinduar që nga fillimi i pandemisë dhe bllokim në shkallë kombëtare, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve “të bllokojnë plotësisht përhapjen e virusit në të gjitha qytetet dhe qarqet e vendit”. Të gjitha aktivitetet tregtare dhe prodhuese do të organizohen në mënyrë që çdo njësi pune të jetë e “izoluar” për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Mostrat e marra nga pacientët me ethe në kryeqytetin Pyongyang ishin “konsistente” me variantin shumë të transmetueshëm Omicron, njoftoi agjencia zyrtare KCNA. Zyrtarët e lartë, përfshirë liderin, mbajtën një takim urgjent për të diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë kundër krizës. Kim tha në takim se “qëllimi është eliminimi i rrënjës së virusit në periudhën më të shkurtër kohore”, duke siguruar se vendi “me siguri do t’i kapërcejë vështirësitë”.

Pas konfirmimit të shpërthimit të parë të Covid në Phenian, një ofertë ndihme erdhi nga Koreja e Jugut, e cila shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë.

Deri më tani, Koreja e Veriut ka mohuar gjithmonë të ketë pasur raste të Covid, duke kundërshtuar qëndrimet e SHBA-së, Koresë së Jugut, Japonisë dhe vendeve të tjera, duke refuzuar vaksinat e huaja, madje edhe ato të planifikuara tashmë nga Covax, program i mbështetur nga ‘Organizata Botërore e Shëndetësisë . Për OBSH-në, nga 3 janari 2020 deri më 11 maj 2022, Veriu kishte “zero raste të konfirmuara të Covid-19 dhe zero vdekje”.

Në gusht 2020, Koreja e Veriut tha se po ndiqte zhvillimin e një vaksine kundër virusit, pa dhënë asnjë informacion tjetër. Por çdo shpërthim i Covid-19 në vend mund të jetë potencialisht shkatërrues për shkak të një sistemi të vjetëruar dhe inekzistent të kujdesit shëndetësor në zonat më të largëta rurale. Prandaj dora e shtrirë e Seulit, i cili ka norma të larta vaksinimi dhe kohët e fundit ka lehtësuar pothuajse të gjitha kufizimet me rastet që kanë rënë pas niveleve rekord në mars.

Të fundit

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

Lajme të tjera

Web TV