Balla-Berishës: Furnizove me naftë kontrabandë ushtrinë serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ka folur në Kuvend për mocionin për debat me kërkesë të PD për dënimin e gjenocidit serb dhe masakrën e Srebrenicës duke cilësuar Sali Berishën si përgjegjësin kryesor. Për këtë bën thirrje që çështja të rihapet nga drejtësia pasi ka furnizuar me naftë kontrabandë makinat serbe të Millosheviçit. Ndër të tjera Balla propozon që 11 korriku të vendoset si datë për seancë plenare që të përkujtohet kjo masakër.

“Unë kam pasur mundësinë të vizitoj memorialin dhe besoj që me 11 korrik, biem dakord të gjithë sot që të kemi një seancë të Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar këtë masakër dhe të mbajmë 1 minutë heshtje në përkujtim të kësaj masakre. Është e pakuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, ndoshta pak me Tritan Shehun që kanë përgjegjësi direkte të turpit të asaj kohe. Erdhe si cjapi te kasapi sot o Sali. Kisha kohë që doja të thoja disa gjëra, kemi bërë gabim që si kemi hapur më parë petat me ty. Më dëgjoni me vëmendje se kjo çështje nuk mbyllet sot.

Është ajo gazeta letër higjenike që ti quan dhe në bazë të këtij raporti SHBA arrijnë përfundimin se Shqipëria po thyen embargon. Ne mund të biem dakord për një rezolutë por kurrë një rezolutë që të vijë me firmën tënde. Ti nuk merr asnjëherë asnjë mbështetje, kurrë. 4 vite sa të jesh këtu, kurrë, nuk do jesh 4 po nejse, do flasim. Libri që quhet ‘Rregullat e heshtjes’ dhe thotë kemi pasur marrëveshje të heshtur me Berishën për të shtrirë tubat në liqen të Shkodrës për të vënë tubat në Bunë dhe në formë pluskuese dhe për të çuar naftën në Mal të Zi. Tani ndjen ndonjë përgjegjësi që ke thyer embargon e Kombeve të Bashkuara me marrëveshje? E thotë homologu yt i Malit të Zi. Është e shkruar në raport, nuk është çudi që u shpalle ‘non grata’.

Lexo edhe :  “Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit”, gazetari: Çfarë pret SPAK?

Unë nuk e kuptoj ku e gjen ti që je dhe i pari, se pas kaq vitesh njeriu ka një lloj keqardhje se kanë vdekur 8 mijë njerëz. Ti ke përgjegjësi direkte se ke furnizuar makinerinë e luftës me naftë. Ky është fundi i botës dhe për disa këtu që kanë vënë firmën pa e ditur çfarë kanë firmosur. Ti nuk duhet të jesh në këtë sallë. Ti je kot fare dhe duhet të mbash përgjegjësi për këtë. Kjo është vepër penale që nuk parashkruhet. Kjo është një çështje që drejtësia duhet ta rihapë. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të hapet. Sa i përket luftës së Kosovës, mbetesh tradhtari më i madh”, tha Balla.

Të fundit

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

Lajme të tjera

Web TV