Përplasi çiftin dhe foshnjën, ja çfarë vendosi gjykata për fatin e Ajas Sulejmanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 39 vjeçarin Ajas Sulejmani, shoferin që lëvizte me “Mercedes G Class” në Tiranë dhe përplasi një çift e fëmijën e tyre tre muajsh. Arjan dhe Vilma Konomi ishin duke kaluar me foshnjën në vijat e bardha, kur u përplasën nga Sulejmani.

39 vjeçari ka dalë sot para togave të zeza, të cilat kanë pranuar kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për mbajtjen e tij në masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e diel në “Rrugën e Kavajës”, në kryeqytet, në vendin e quajtur Pallatet e Delijorgjit.

Në dëshminë e tij Ajas Sulejmani ka pretenduar se nuk i kishin punuar frenat mesditën e 8 majit, ndaj dhe ishte futur në semafor me të kuqe. Ai gjithashtu ka thënë se ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi 40 km/orë, jo më shumë.

Të fundit

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe mënyrën si funksionon Partia Demokratike. Ajo...

“Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton...

Lajme të tjera

Web TV