Nuk do të ketë duel në Shqipëri! Marku e sfidoi, boksieri merr vendimin e papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Faleminderit prej të gjithë shqiptarëve që më mbështesin. Jam krenar që ju takoj, jam i lumtur shumë për këtë fitore. Tani, dua Amir Khanin në ring ndaj meje”, tha Marku pas fitores se arritur se fundmi…

Por, sa keq qe boksieri britanik, Amir Khan, ka njoftuar se do të tërhiqet nga sporti. Në shkurt ai kishte përballjen e fundit, ku u mund nga rivali historik, Kell Brook. 35-vjeçari njoftoi në llogarinë e tij në Twitter, se kishte ardhur koha për të “varur dorezat”.

“Ndihem i bekuar që kam pasur një karrierë kaq të mrekullueshme që ka zgjatur mbi 27 vjet”, shkruan Khan. Dua t’u them një falënderim të përzemërt dhe skuadrave të jashtëzakonshme me të cilat kam punuar dhe familjes, miqve dhe fansave të mi për dashurinë dhe mbështetjen që më kanë dhënë”, vijon shkrimi.

Ish-kampioni i unifikuar i peshave të lehta dhe fituesi i medaljes së argjend në Olimpiadën e Athinës në vitin 2004, largohet nga boksi me një rekord prej 34 fitoresh dhe gjashtë humbjesh. Tre nga të cilat i ka pësuar në tre ndeshjet e fundit.

Gjatë karrierës së tij, ai u përballë me boksierë me emër si Canelo Alvarez, Marcos Maidana Carlos Molina dhe Devon Alexander. Boksieri shqiptar, Florian Marku, e kishte ftuar në përballje Khan-in pasi mundi, Chris Jenkins, muajin e kaluar në Newcastle.

Sfida mes Markut dhe Khan-it kishte shanse të mëdha të zhvillohej në Tiranë, me ringun e vendosur në fushën e stadiumit “Air Albania”, në tetorin që vjen.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV