Presidenti/ Rama: Do presim deri në raundin e tretë, në të katërtin e zgjedhim vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare ku ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e presidentit.

Ai tha se shumica do të presë deri në raundin e tretë për një dakordësi, në raundin e katër do e zgjedhin vetë.

Gazetari: A e ka PS një emër deri tani?

Rama: Jo?

Gazetari: Nëse PD i kërkon mazhorancës që t’i japë të drejtën opozitën për presidentin?

Rama: Pse PS duhet të dorëzojë të drejtën për të marrë pjesë në proces, dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt, se nuk po dimë më kë kemi në anën tjetër se kemi lloj lloj copash. Nuk e shoh se ku qëndron logjika në këtë. Ne kemi kaluar në këtë proces kur kemi qenë në opozitë, dy herë, në kohën të drejtimit tim të PS. Një herë kur ne kishim numra të mjaftueshëm për të bllokuar 84-n, pavarësisht se si shkuan gjërat pas, dhe njëherë tjetër kur nuk i kishim numrat. PD i kishte numra për presidentin. Ne u ulëm në proces bëmë përpjekjen tonë dhe shkuam përpara, pavarësisht se shumica e asaj kohe ishte nga radhët e partisë së asaj kohe. Ku është roli që ka pakica të gjejë rrugë për konsensus dhe të jetë i hapur për dakordësi për një emër të propozuar nga shumica

Të fundit

Aktivisti pro palestinez padit Trump/ I kërkon shumë marramendëse dëmshpërblimi

Asgjë nuk do t’ia kthejë Mahmoud Khalil-it 104 ditët e kaluara në qendrën e ndalimit në Luiziana: “Trauma, ndarja...

Një perspektivë femërore mbi Luftën Civile Spanjolle

Nga Eusebio Val Në mars të vitit 1938, gazetarja franceze Simone Téry zbriti në morgun e Klinikës Spitalore të Barcelonës për t’u përcjellë lexuesve të...

Netflix, Airbnb dhe Booking, në ‘rrjetën’ e TVSH-së në Shqipëri

Tatimet kanë nisur arkëtimin e TVSH-së nga kompanitë e mëdha si Netflix, Airbnb dhe Booking.com, që ofrojnë shërbime për qytetarët shqiptarë. Këto kompani tani janë të...

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se ka keqpërdorur burimet ushtarake për...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

Lajme të tjera

Web TV