“Për punën po sakrifikoj rininë”, deputetja 24-vjeçare ankohet për rrogën 10 mijë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtarja më e re e Parlamentit Federal Gjerman , Emilia Fester, ankohet për orët e pafundme që i kushton punës.

Ajo ka thënë se rroga prej 10 mijë eurosh nuk justifikon përkushtimin dhe kohën që shpenzon në punë, shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Në vitin 2021, Emilia u zgjodh me partinë e Gjelbër, por sot ajo beson se si deputete nuk mund të shijojë gjithçka që gëzojnë bashkëmoshatarët e saj.

“Për këtë punë po sakrifikoj rininë time. Punoj 80 orë në javë dhe nuk kam kohë për hobit e mia”, u ankua Fester në një intervistë për revistën Spiegel.

Përdoruesit e rrjeteve sociale nxituan ta kritikonin të renë për komentet e saj për “sakrificën”, duke i thënë se paguhet 10 mijë euro në muaj, një rrogë që nuk e marrin dot të gjithë në moshën e saj.

Një përdorues i Twitter-it shkruan në mënyrë karakteristike: “Dhe unë idiot sakrifikova rininë time vetëm për shkollën, studimet universitare dhe punën time katër orëshe”.

Të tjerë i kujtojnë asaj se në moshën 24-vjeçare, ajo nuk është më e re, por “një e rritur dhe jo më adoleshente”.

Para se të angazhohej në politikë, Fester ka punuar në sektorin privat si asistente regjisore në një teatër për fëmijë në Hamburg.

Sigurisht që paga e saj nuk ishte 10 mijë në muaj, thekson botimi gjerman.

Pas zgjedhjes së saj si anëtare e Parlamentit, Fester u detyrua të linte qytetin e saj të lindjes, Saksoninë e Poshtme dhe të transferohej në Berlin.

Të fundit

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

U arrestuan teksa drekonin, gjykata lë në burg Xhevdet Plakun dhe 5 të tjerë

Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masave te sigurisë për 7 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor "Emigma", zhvilluar të enjten e...

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump mbrojti sot vendimin e administratës...

Lajme të tjera

Web TV