VIDEO/ Babai dëgjon rrahjet e zemrës së djalit, dy vite pas ai vdiq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një baba, djali i të cilit u vra në një aksident automobilistik, ka dëgjuar sërish rrahjet e zemrës së djalit të tij. Në momentin që ndodhi aksidenti doktorët nuk i dhanë më shpresë, por ata konstatuan se 7 nga organet e tij mund të dhuroheshin.

5 ishin personat të cilëve iu dhuruan organet e Matthew, pas aksidentit që i mori jetën në tetor 2018.

Zemra e djalit iu dha Kristi Russ, e cila kishte pësuar një atak kardiak në vitin 2016 dhe kishte mosfunksionim normal të zemrës së saj.

Tragjedia për Jordan, babai nga Houston i tetë fëmijëve, rëndohet edhe më tej pasi humbi në mënyrë tragjike djalin tjetër 24-vjeçar Jonah në një tjetër aksident me makinë vetëm katër muaj më vonë.

Në një intervistë për “Yahoo Lifestyle”, babai u shpreh: “Të gjeja dikë që do mbante zemrën e djalit tim ishte shumë e rëndësishme për mua. Djali im ishte një atlet i kualifikuar dhe mendova se dikush e meritonte të mbante zemrën e një kampioni.”

Ai ishte shumë i lumtur kur takoi gruan që kishte në trup zemrën e djalit të tij. “U përlota dhe kur u përqafuam, mund ta ndjeja djalin tim në atë përqafim.” Më pas dëgjoi rrahjet e zemrës me stetoskop./Fjala.al/Burimi:Mirror

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV