Xhaxhai i Georginas i shkruan Ronaldos: E rrita dhe më harroi, ke gruan më të keqe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partneri i saj është futbollisti Cristiano Ronaldo dhe ajo ka bërë pasurinë e saj prej 20 milionë paund. Bëhet fjalë për Georgina Rodriguez e cila para se të njihej me Ronaldon ishte thjesht një dado në Bristol, duke fituar vetëm 125 £ në javë.

Pasi nisi të jetojë në luks të shfrenuar e pasuri marramendëse, Georgina deklaroi se nuk do të harrojë familjarët e saj, por xhaxhai i Georginës pohon të kundërtën. Jesus Hernandez ishte ai që e rriti dhe e ushqeu mbesën e tij Georgina në kohën kur babai i saj u burgos.

“Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon” – u shpreh ai.

Por jo vetëm xhaxhai, edhe motra e saj ka shprehur pakënaqësitë për mediat duke deklaruar se Georgina nuk i kishte plotësuar një dëshirë pa kosto djalit të saj, pra nipit të gruas së futbollistit.

“Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘jo’. Ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime.” – u shpreh motra e Georgina.

Ndërkohë xhaxhai i saj Jezus pretendon se ai ka rritur atë dhe motrën e saj, i ka mbajtur me veshje dhe ka paguar faturat e tyre ndërkohë që merrte vetëm 650 euro në muaj. Vetëm koleksioni i bizhuve të Georginës sot vlerësohet me rreth 3 milionë euro, 100 mijë euro i kushton vetëm një çantë dhe 2600 euro shpenzoi për të patur një mace. Për mos të folur për vilat, banesat dhe makinat super luksoze.

Lexo edhe :  Ndërprerja e energjisë, spanjollët dhe portugezët boshatisin supermarketet!

“I kam shkruar Cirstiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë, më kontakto dhe do të tregoj.” – u shpreh xhaxhai i Georgina Rodriguez.

Por Cristiano Ronaldo është shprehur gjithmonë për mediat shumë i lumtur për partneren e tij e cila e plotëson.

Të fundit

“Kush më ndau nga Iliri s’i ka bërë llogaritë mirë”/ Paralajmëron Kryemadhi

E ftuar në një emision televiziv, Monika Kryemadhi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet aktuale me Ilir...

Miss Fushata

Edison Ypi  Djalli bërtet shumë. Bën shumë zhurmë. Të shurdhon. Të tmerron. Të dëshpëron. Duket sikur nga çasti në çast, për shkak të Djallit dhe...

Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka festuar 100 ditët e tij të para në detyrë me një fjalim në stilin e fushatës, duke lavdëruar...

Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Elina Duni nderohet me Çmimin Zviceran të Xhazit 2025

Këngëtarja dhe kompozitorja me prejardhje shqiptare, Elina Duni, është shpallur fituese e Çmimit Zviceran të Xhazit për vitin 2025. Ceremonia e ndarjes së këtij...

Lajme të tjera

Web TV