Pas Spanjës, SHBA-së dhe Anglisë, konfirmohet rasti i parë i Lisë së majmunit në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është konfirmuar rasti i parë i Lisë së Majmunit në Itali pasi në spitalin Spallanzani në Romë një burrë i kthyer nga Ishujt Kanarie shfaqi simptomat e virusit.

“ISS ka ngritur një task-forcë të përbërë nga ekspertë të sektorit dhe ka kontaktuar rrjetet e qendrave të infeksioneve seksualisht të transmetueshme me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të situatës kombëtare”. Kështu është shprehur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në lidhje me rastet e lisë së majmunëve.

“Ministria e Shëndetësisë po monitoron nga afër rastet e lisë së majmunëve të raportuara në Itali. Instituti i Lartë i Shëndetësisë (ISS) ka aktivizuar gjithashtu një grup pune për të ndjekur evolucionin e situatës”, tha për ANSA Anna Teresa Palamara, e cila drejton Departamentin e Sëmundjeve Infektive të ISS. ”

Spitali sqaron se pacienti momentalisht ndodhet i shtruar i izoluar në kushte të rregullta dhe po vijojnë hetimet epidemiologjike dhe gjurmimet e kontaktit. Dy raste të tjera të dyshuara të lisë së majmunëve po hetohen nga mjekët në spitalin e Spallanzanit. Këtë e ka bërë të ditur vetë spitali, duke nënvizuar se për momentin tre rastet e konstatuara dhe rastet e tjera të ndodhura në vendet e tjera të Europës dhe në Amerikën e Veriut, nuk tregojnë shenja serioze klinike.

Transmetimi i virusit

Sipas Spitalit Spallanzani transmetimi “mund të ndodhë përmes pikave të pështymës dhe kontaktit me me lëngje biologjike të infektuara”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të monitorojë nga afër situatën që ndryshon me shpejtësi. Kështu ka deklaruar vetë OBSH-ja në lidhje me rastet e raportuara me lisë së majmunëve, duke filluar nga fillimi i majit, në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe SHBA. Aktualisht, OBSH nuk rekomandon asnjë kufizim në udhëtimet dhe tregtinë me MB bazuar në informacionin e disponueshëm në këtë kohë. Autoritetet shëndetësore të Massachusetts gjithashtu konfirmoi një rast të lisë së majmunit në një burrë i cili kohët e fundit udhëtoi në Kanada pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan se po monitoronin përhapjen e mundshme të kësaj sëmundjeje virale të rrallë, por potencialisht serioze.

Të fundit

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Lajme të tjera

Web TV