Presidenti i KiE në Tiranë: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Tiranë presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Kryeministria, Michel u shpreh se shumë ka ndryshuar që nga vizita e tij e fundit në Tiranë, por vetëm një gjë mbetet e pandryshuar: “angazhimi për integrimin e vendit në BE.”

Po ashtu presidenti i KiE tha se procesit të integrimit duhet t’i japim tashmë energji të reja dhe për këtë po bëhet përshpejtimi i procesit. Zyrtari i lartë Evropian theksoi po ashtu se vendi ynë i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim në bllok.

“Shumë ka ndryshuar që nga vizita e fundit e imja këtu në Shqipëri. Po një gjë nuk ka ndryshuar dhe ky është angazhimi ynë për integrimin e Shqipërisë në BE. Një vend aleat i vërtetë. Ju falënderoj shumë për mbështetjen dhe punën që keni bërë në arenën ndërkombëtare e veçanërisht këtë vit…Duhet t’i japim energji të reja procesit të integrimit. Ne po bëjmë përshpejtimin e integrimin…Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe bisedimet duhet të nisin sa më shpejt.”

Javët në vijim, shtoi Charles Michel do të jenë kyçe sa i përket integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane ndërsa shtoi se shpreson që do të merren vendimet e duhura.

Të fundit

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e...

Açka ironizon kolegët në PD: Janë vënë në radhë po shajnë SPAK

Deputetja demokrate Flutura Açka, ka ironizuar kolegët e saj në Partinë Demokratike, për të cilët thotë se janë vënë në radhë gjatë kësaj periudhe...

Pet Shop Boys, gjenia e pazakontë e Jack Bond dhe Jane Arden

nga Andrew Pulver Vdekja e Jack Bond në dhjetor të vitit të kaluar shënoi fundin e një kapitulli të jashtëzakonshëm – dhe çuditërisht të...

Thatësirë rekord në Europë këtë verë, ja shtetet më të prekura

Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut. Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht...

Arrestime për incidentin në Novi Sad në Serbi, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër – një...

Lajme të tjera

Web TV